Categories Lajme

“Ku është Erion Braçe që hapte gojën ‘yyyy’?”/ Naftëtaret e Ballshit në lot para përfaqësuesve të PD

Përfaqësueset e PD, Oriola Pampuri dhe Dhurata Çupi kanë udhëtuar drejt Ballshit për të folur nga afër me naftëtaret që prej ditësh janë në grevë urie. Takimi i tyre vjen një ditë pasi pranë tyre ishte kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. “Kemi punuar me gjak, jo me djersë”, tha njëra prej naftëtareve, e cila me ngulm kërkonte takim me ministren për të marrë një zgjidhje për situatën e tyre. Njëra prej naftëtareve foli me tone të ashpra ndaj Edi Ramës dhe ministrave të tij duke ngritur pyetjen: “Ku shkon ari i zi?”

“Këtu nuk kemi financën. Të marrin financën e punëtorit të mbushin xhepin e Arben Ahmetaj, Erion Braces. Kur ishte PD në krye, Brace bërtiste “ku shkon ari i zi”. Unë tani pyes ty që më erdhe, “ku shkon ari i zi”? pse të më mbahen ato të shkreta rroga. Unë i quaj ato kacole para Ben Ahmetaj dhe Edi Ramës. Kur erdhi Rama na premtoi që ari i zi do kalonte në uzinë. Më falni se jam e revoltuar por premtoi se lekët e punëtorëve do i kthente. Punuam një vit dhe nuk na i kaluan lekët në siguracione. Të lënë gratë shtëpitë atje dhe të rrinë këtu është absurde. Ku është Erion Brace që hapte gojën “yyy”, ku është, i dilnin damarët sic po më dalin mua tani. Nuk është gropa e zezë uzina, është qeveria Edi Rama që po shkatërron gjithçka. Shkoj të sigurohem nuk rezultoj askund. Ku shkuan siguracionet”, tha njëra prej naftëtareve.

Ndërsa një tjetër tregoi se u gjend papritur në grevë dhe do të qëndrojë aty edhe nëse vdes, por kërkon që të gjithë punëtorëve ti kthehen pagat e pamarra prej disa muajsh si dhe të rifillojë puna pasi kanë mbetur në mes të katër rrugëve pa asnjë zgjidhje.

“Nuk e mendoja kurrë që do arrija në një grevë urie. Por nëna e bën këtë sakrificë për fëmijët. Edhe nëse vdes, dua që të kthehen paratë dhe të kthehet puna. Unë s’kam bukë. Duam që të na ikin lotët. Dikur kam hapur themelet, sot rri këtu për bukën e gojës. U nisa për protestë dhe kur erdhi puna, e pamë që shokët kaluan në gjendje të rëndë dhe menduam të hymë ne. Jemi të forta se punojmë me 3 turne dhe i dhamë drejtim. Shpresojmë të na dëgjojnë”, tha gruaja naftëtare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qarkullonte me armë në qytet/ 30 vjeçari bie në pranga gjatë kontrolleve në Mallakastër…

Në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, goditet një tjetër rast i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ Tritol banesës së gjyqtarit Sterkaj, kamerat filmuan autorin e maskuar!

Policia e Shkodrës është e bindur tashmë se vënia e sasisë së lëndës plasëse në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Leipzig triumfon ndaj Dortmund, Bayern bën detyrën në shtëpi

Leipzig ka triumfuar 4-1 ndaj Dortmund në ndeshjen e kampionatit. Ekipi i Rose me këtë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Rama: Po formësohet çdo ditë e më shumë lëvizja sportive në shkolla

Aktivitetet sportive në Vlorë janë shtuar shumë që pas shpalljes “Qyteti Europian i Sportit” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit/ E dielë me diell e temperatura deri në 27 gradë Celcius!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte…

LEXO ME SHUME