Categories Lajme

Kufiri detar me Greqinë, reagimi i Braçes: Basha poshtëroi popullin, ai firmosi marrëveshjen

Zëvendëskryeministri, Erion Braçe ka reaguar sërish në lidhje me debatet më të fundit për zgjerimin e kufirit detar të Greqisë. Braçe përmes një postimi në Instagram thekson se deti është shitur fillimisht nga Lulzim Basha dhe Sali Berisha. Zëvendëskryeministri në reagimin e tij ka publikuar një kronikë të 11 vjetëve më parë kur kryeministri i Greqisë në atë kohë Kostas Karamanlis, erdhi në Shqipëri për të firmosur marrëveshjen për çështjen e detit. Marrëveshje kjo që u rrëzua në Gjykatën Kushtetuese.

Postimi i plotë: Asgje nuk harrohet; Keshtu u shit deti duke qeshur!

Te paturp atekohe, edhe me te paturp sot! Deshmia eshte e Zeri i Amerikes;

Degjoni c’thote: Per permbajtjen e saj (marreveshjes), ate qe Shqiperia ka lene ose ka marre,

U mbajt nje heshtje e plote, madje nuk u fol as ne perfundim te takimeve! Pra hem dorezuan territorin shqiptar ne gjiun e Sarandes, hem heshten para, kur firmos e pasi vulosen “marreveshjen”;

Poshteruan nje vend, nje popull duke i mohuar edhe gjene me normale kudo ne bote, njohjen me “marreveshjen” e tyre! Ishte lulzim Basha dhe deshmitar mbi te, Sali Berisha!

Lulzim Basha ishte minister i Jashtem; Lulzim Basha eshte sot kryetar i PD dhe kerkon te rikthehet ne pushtet si nje virgjereshe; Mendon se pas 11 vitesh gjithcka ka kaluar, eshte harruar dhe ai eshte qepur! Marreveshja e tij qe leshon territor shqiptar ne gjiun e Sarandes u denoncua nga ne-socialistet, u gjykua dhe u shpall antikushtetuese!

Lulzim BASHA ben sot gangsterin se nje prokuror i perjashtuar nga VETINGU refuzoi ta hetoj, madje varrosi pergjegjesine penale te tij dhe Sali Berishes ne nje sere veprimesh te gjykuara te paligjshme e antikushtetuese deri ne firmosjen duke qeshur te marreveshjes! Lulzim Basha ben sot gangsterin e burgut edhe pse sa here i kujtohet sapuni e ze barku ne dere gjykate,

por mbi te gjitha se ne kete vend nuk ka ende nje prokuror e gjykates qe te hetoje e gjykoje krimin me te madh mbi territorin e ketij vendi qyshkur Ahmet Zogu i shkuli Shqiperise territor si dorovitje per ata qe e risollen ne pushtet; Mos harroni; te gjykuar si antikushtetues! Megjithate, cdo gje qe nuk gjykohet nuk mbyllet, nuk harrohet, mbetet aty derisa te kete drejtesi!/abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME