Categories Lajme

Kujdes/ Këto qarqe rrezikojnë përmbytjet! Parashikimi i motit

Edhe dita e nesërme pritet të karakterizohet nga reshje intensive në disa qarqe të vendit. Sipas asaj që publikon Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, nesër, e mërkurë, priten reshje shumë intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës, intensive në qarkun Lezhë, ndërsa mesatare dhe të dobëta në qarqet e tjera.

Sipas IGJEUM, reshjet do të shoqërohen edhe me shtrëngata.Gjithmonë sipas asaj që parashikon instituti në fjalë, nga llogaritjet hidrologjike, rezulton se përgjatë fundit të ditës së nesërme rritet rreziku për përmbytje vërshuese kryesisht në të gjithë pjesën perëndimore të vendit.

Ja parashikimi i IGJEUM – Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit

RESHJET Nesër (e mërkurë, dt.06) priten reshje shumë intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës, intensive në qarkun Lezhë, ndërsa mesatare dhe të dobëta në qarqet e tjera.Intensiteti i reshjeve do të vijë duke u rritur diten e nesërme. Reshjet do të të shoqërohen me shtrëngata.

RREZIKU NGA PËRMBYTJET: Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se përgjatë fundit të ditës së nesërme (e mërkurë, dt.06) rritet rreziku për përmbytje vërshuese kryesisht në të gjithë pjesën perëndimore të vendit. Për arsye të këtij rreziku edhe përgjatë ditës (e enjte, dt.07) janë vendosur shenjat për probleme të mundëshme nga lumenjtë e vegjël ose zona urbane për (Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër).

Nesër (e mërkurë, dt.06) në basenin Drin-Buna dhe Liqenin e Shkodrës do të RRITEN PRURJET në pjesët e larta malore deri NË FUNDJAVË në varësi të sasisë së reshjeve të pritshme.Për arsye të rrezikut nga përmbytja është vendosur shenja e paralajmërimit për përmbytje për qarkun e Shkodrës, por që mund të hiqet në ditët në vijim nëse reshjet do të zvogëlohen.Në pjesën tjetër të territorit do të ketë shtim të prurjeve në të gjithë lumenjtë kryesorë por nuk ka paralajmërim për përmbytje lumore.Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

TEMPERATURAT: Nesër (e mërkurë, dt.06) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 17 / 22 °C;

në vendet e ulëta: 14 / 23 °C;

në vendet malore: 10 / 17 °C

ERA: Nesër (e mërkurë, dt.06) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, por e fortë në bregdet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME