Një nga prodhuesit kryesorë të dezinfektuesve ka lëshuar një paralajmërim të fortë për qytetarët. Sic shkruan BBC, nuk duhet te përdoren produktet e tij në trup, pasi presidenti amerikan Donald Trump sugjeroi që ato mund të përdoren potencialisht për të trajtuar koronavirusin.Reckitt Benckiser, tha se “në asnjë rrethanë” nuk duhet që produktet e tij të aplikohen në trup ose të konsumohen. Dezinfektuesit janë substanca të rrezikshme dhe mund të jenë helmuese nëse gëlltiten. Presidenti Trump po përballet me një reagim kundër komenteve të tij të bëra në një konferencë të enjten. Reckitt Benckiser, tha: “Produktet tona dezinfektuese dhe higjienike duhet të përdoren vetëm ashtu siç synohet dhe në përputhje me udhëzimet e përdorimit. Ju lutemi lexoni etiketën dhe informacionin e sigurisë”, reagoi kompania në një deklaratë.
Categories
Lajme