Categories Lajme

KUJDES! Mos bëni gabim të blini një makinë të përdorur nëse nuk i mësoni urgjentisht këto ‘hile’

Kilometrat e përshkuara janë shpesh shigjeta e peshores. Mund të rastisë që gjen rishitësa apo persona që shesin makinën e tyre, që “fusin dorë” në kilometrazh për ta “rinuar” makinën. Por duhet të mësosh të shohësh sinjale të tjetra që tregojnë gjendjen e makinës.

Karroceria Kontrollo që karroceria e makinës të mos ketë ndryshk. Verifiko mbylljen e dyerve e të kofanos dhe shiko nëse boja e makinës është homogjene pasi makina mund të ketë pësuar aksident nëse lyerja nuk është e njëtrajtshme.

Gomat Nëse janë shumë të konsumuara, vlera e makinës duhet ridiskutuar. Po ashtu, nëse gomat janë konsumuar në mënyra jouniforme, atëherë kjo mund të tregojë se makina ka defekte të tjera si p.sh në frenim.

Pjesa e brendshme dhe kroskoti Nëse timoni është i konsumuar, është e mundur që makina të ketë më shumë se 100 mijë kilometra. Kontrollo që të ketë airbag apo Abs. Provoni të përmbysni sediljen e parë dhe verifikoni nëse punojnë butonat dhe komandat.

Motori dhe mekanika Hap kofanon dhe kontrollo nëse ka lëngje apo vajra të derdhura dhe që bateria nuk është e gërryer e që testata nuk filtron vaj, shkruan Scan. Për një kontroll të pjesëve më delikate të motorit nevojitet një kontroll në ofiçinë.

Bëj një xhiro provë shumë të kujdesshme Është shumë e rëndësishme që të bësh një xhiro në rrugë me makinën që dëshiron të blesh, mundësisht të shoqëruar nga një mekanik i besuar.

Gazi që shkarkon Pasi ndizet dhe ngrohet motori, pasi disa minutash provo të shtypësh gazin deri në fund. Nga skapamentoja nuk duhet të dalë tym me ngjyrë blu, sepse kjo tregon se motori djeg vaj, në rastin e motorëve me benzinë ose tym i zi që tregon se injektorët e filtrat janë të bllokuar, në rastin e motorëve me naftë.

Zhurma e motorit Duhet të jetë, në limitet e mundura, sa më pak i zhurmshëm. Përndryshe është simptomë e problemeve me marmitën ose me sistemin e shkarkimit.

Pjesët elektrike Kontrollo funksionimin e dritave, pasqyrave, dritave të brendshme e llambave të tjera të kroskotit.

Marshet Duhet të futën lehtësisht dhe për asnjë arsye nuk duhet të ndryshojë nëse nuk janë të pozicionuara në shinën e duhur.

Loja e timonit Timoni nuk duhet të ketë zona “të vdekura” gjatë ecjes. Nëse gjatë rrotullimit timoni reagon pak , mund të jetë që kutia e drejtimit duhet rishikuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen dy persona në Lezhë

Dy persona janë arrestuar në Lezhë pas hetimeve për zbardhjen e disa rasteve të vjedhjeve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë brenda banesës së tij 70 vjeçari

70 vjeçari është gjetur i pajetë në banesën e tij në Tiranë, në zonën e…

LEXO ME SHUME