Psikologët në gjithë vendin po ofrojnë kujdes psiko-social për të qetësuar banorët e prekur nga tërmeti dhe sidomos fëmijët sidomos në qytetin e Durrësit ku dhe situata është më e vështirë.
Në një nga komplekset në Golem, ekipi i Agjencisë për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe organizata të tjera po ofrojnë kujdes psiko-social dhe argëtim për 62 fëmijë.
“Pas shiut dhe errësirës ka shpresë për t’u ringritur më të fortë se më parë! Në kompleksin Kolaveri në Golem, me ekipin e Agjencisë për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe organizatat partnere po garantojnë kujdes psiko-social dhe argëtim për 62 fëmijë forca më e madhe për t’ja nisur nga e para”, shprehet ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu.
Gjithashtu ky shërbim po ofrohet dhe në hotelet ku janë akomoduar të prekurit nga tërmeti ku psikologët dhe organizatat e tjera vullnetare po organizojnë aktivitete argëtuese për fëmijët për ti larguar sado pak nga ajo situatë e vështirë që kaluan për tu kthyer drejt normalitetit.
