Categories Lajme

”Kujtoja se ishte puçërr, në të vërtetë kisha kancer”, historia e 24 vjeçares që duhet ta dinë të gjithë

Gibson Miller nuk e kishte marrë kurrë me mend që një puçërr e inflamuar, një nga të zakonshmet që i shfaqeshin para ciklit menstrual, ishte në të vërtetë kancer i lëkurës.

Gjithçka nisi një vit më parë, kur mësuesja nga New York-u, vuri re praninë e një puçrre të vogël poshtë syrit të majtë, e cila filloi të zmadhohej çdo ditë e më shumë.

Fillimisht nuk i kushtoi rëndësi duke menduar se ishte diçka kalimtare, pasi e kishte vënë re edhe më parë, por filloi të kishte djegie dhe rrjedhje gjaku vendosi të konsultohej me një mjek.

Mirëpo 24-vjeçarja nuk e kishte marrë kurrë me mend se pas saj, fshihej një karcinomë e qelizave bazale, një lloj kanceri që zhvillohet ngadalë dhe që rrallëherë shpërndahet në pjesë të tjera të organizmit. Ky lloj kanceri, njihet ndryshe edhe si kanceri jo-melanomë i lëkurës.

Pasi iu nënshtrua një sërë ekzaminimeve dermatologjike, mjekët arritën në konkuzionin se ky kancer fshihej prej tre vitesh në fytyrën e saj. Sipas Gary Goldenberg, profesoreshë e dermatologjisë në ‘’Icahn School of Medicine” në ‘’Mount Sinai Hospital”, kanceri i lëkurës mund të fillojë si një gungë e vogël, e butë, e ndritshme, e zbehtë ose e lëmuar, ose si një zonë e rrafshët e skuqur, e thatë ose me luspa.

Pasi Gibsoni iu nënshtrua terapive të vazhdueshme dhe arriti të shërohej, vendosi të ndante historinë e saj për të ndërgjegjësuar edhe shumë vajza e gra të tjera.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zjarri në Mallakastër, flakët përhapen me shpejtësi, disa 15 familje

Policia e Fierit deklaroi se u erdhi në ndihmë banorëve të fshatit Riban, Mallakastër, të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në kufirin Shqipëri-Greqi, humb jetën një alpinist 20-vjeçar nga Kili

Një alpinist 20-vjeçar nga Kili ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasi ra në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlore, aksidentohet një vajzë 20 vjeçe, rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes , shoferi ia mbath

Një aksident është regjistruar rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes, pranë ish-Hipotekës në Vlorë. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME