Categories Lajme

Kukës e Tropojë, arrestohen dy të rinjtë, nën hetim katër të tjerë

Policia e Kukësit ka arrestuar dy persona dhe proceduar penalisht në gjendje të lirë 4 shtetas të tjerë, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Të arrestuar janë shtetasit A. Ç., 1 vjeç, banues në Kukës, pasi akuzohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, si dhe shtetasi F. N., 35 vjeç, banues në Bajram Curri, pasi duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin e tij, është përplasur me një automjet tjetër, duke shkaktuar dëme materiale.

Njoftimi i plotë: Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës bënë kapjen e shtetasit në kërkim A. Ç., 21 vjeç, banues në Kukës. Këtij shtetasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Shtetasi A. Ç. iu dorëzua DVP Tiranë, për veprime të mëtejshme. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasi F. N., 35 vjeç, banues në Bajram Curri. Ky shtetas, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin e tij, është përplasur me një automjet tjetër, duke shkaktuar dëme materiale.

Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Kukës proceduan penalisht në gjendje të lirë për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Fshehja e të ardhurave”, shtetasit: H. H., 62 vjeç, P. K., 42 vjeç, G. H., 36 vjeç, dhe E. B., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me automjetet e tyre taksi, shtetas të huaj pa dokumente identifikimi, të cilëve nuk iu kishin faturë taksimetri.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen dy persona në Lezhë

Dy persona janë arrestuar në Lezhë pas hetimeve për zbardhjen e disa rasteve të vjedhjeve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë brenda banesës së tij 70 vjeçari

70 vjeçari është gjetur i pajetë në banesën e tij në Tiranë, në zonën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zgjodhi një jetë të re larg trafikut të drogës, banda tenton të vrasë 25-vjeçarin shqiptar në Itali!

Ishte një tentativë vrasjeje me armë zjarri që tronditi Miranon në mbrëmjen e 1 korrikut.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria goditet nga dy tërmete në orët e para të mëngjesit, ja ku ishte epiqendra

Dy tërmete me magnitudë 3.9 dhe 2.0 të shkallës Rihter u regjistruan ditën e sotme…

LEXO ME SHUME