Categories Lajme

Kukës, shefi i shërbimit zjarrfikës: Aktualisht s’kemi flakë, qytetarët të bëjnë kujdes

Muaji gusht në Kukës ka filluar i qetë sa i përket zjarreve ndërkohë që dy vatra zjarri të shfaqura ditëve të fundit një në fshatin Shikaj dhe një në fshatin Bardhoc janë izoluar tërësisht.

Gafurr Rexha, shef i shërbimit zjarrfikës pranë Bashkisë Kukës thotë se aktualisht në territorin e Kukësit nuk ka zjarre aktive dhe së shërbimi zjarrfikës është në gadishmëri të plotë pavarësisht kufizimit në teknikë dhe kapaciteteve njerëzore të cilat nuk janë të mjaftueshme për përballimin e zjarreve sidomos në terrene të vështira malore ku shumica e zjarreve bien nga pakujdesia e banorëve të zonave malore.

“Sa i përket kohëve të fundit shërbimi zjarrfikës është detyruar më shumë se 10 herë të dalë nga reparti në këto ditë të nxehta. Të theksuara mbeten 2 vatra zjarri njëra në njësinë administrative Tërthore në fshatin Bardhoc  e cila ka qenë e përfshirë më shumë se 10 hektarë, falë ndërhyrjes së shpejtë është bërë i mundur izolimi i vatrës.

Vatër tjetër ka qenë edhe një në njësinë administrative të malit të zi në fshatin Shikaj e cila ka qenë në një zjarr mjaft masiv ku ndërhyrja jonë ka qenë pak me vonesë për arsye të infrastrukturës dhe largësisë që kemi me këtë fshat. Aktualisht në këto momente nuk kemi zjarre aktive në Kukës”.
Rexha kërkoi nga komuniteti dhe drejtuesit e njësive administrative që të rrisin më shumë kujdesin dhe gadishmërinë në parandalimin e zjarreve.

“I drejtohem komunitetit të kukësit që shërbimi i kukësit është në gatishmëri të telefonohet. Kujdes të kenë qyetarët qoftë dhe në hedhjen e një cigarejeve. Ndihma e qytetarëve na nxjerr nga kjo situatë sepse ne jemi mjaf të kufuzar si në teknikë dhe në kapacitete njerëzore.

Infrastruktura në zona urbane është mjaft e  papërpballueshme, ministritë administrative të jenë të kujdesshme në vëzhgimin e vatrave të zjarrit që të kapen në momentin e duhur.

Struktura e shërbimit zjarrfikës në Kukës është mobilizuar në një masë 100% si në tekninë dhe në kapacitete njerëzore por ata nuk janë të mjaftueshëm për të përballuar tërë këtë situatë. Vetëm bashkëpunimi me komunitetin mund tja dalim në të kundërt jemi jo jo. Kemi teknikë jo të mjaftueshme. Por me bashkëpunim me qytetarët mund tja dalim”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME