Categories Lajme

Kukës,Identifikohet dhe procedohet penalisht autori i dyshuar i një rasti zjarrvënieje në fshatin Tejmollë

Kukës,Identifikohet dhe procedohet penalisht autori i dyshuar i një rasti zjarrvënieje në fshatin Tejmollë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës, si rezultat i hetimeve të kryera për një rast zjarrvënieje, në fshatin Tejmollë, identifikuan autorin e dyshuar të këtij rasti, shtetasin A. D., banues në këtë fshat, për të cilin u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka ndezur zjarr për të djegur shkurre dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe pylli në fshatin Tejmollë.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës apelon për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe të paligjshmërive në tërësi, dhe iu garanton anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME