Categories Lajme

Kultivonin ka nabis në Vlorë, arre stohen 4 persona

Katër persona janë arr estuar në Vlorë pasi kultivonin kanabis. Ndërsa mësohet se është vënë nën hetim kryeplaku i fshatit Gjormë dhe një inspektor pyjor në Selenicë.

Po ashtu janë sekuestruar 100 fidanë kubikë të kultivuar me farë kanabisi.

Ja njoftimi i policisë së Vlorës:

Vlorë, Finalizohet operacioni “Beshishti”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike

Operacioni nga Komisariati i Policisë Vlorë.

Në pranga 4 shtetas të dyshuar si autorë të tentativës për kultivim të kanabisit .

Sekuestrohen fidanë dhe 100 kubikë të kultivuar me fara kanabis.

Procedohet penalisht kryeplaku i fshatit Gjormë dhe një inspektor i Drejtorisë së Pyjeve dhe Kullotave në Bashkinë Selenicë.

Në kuadër të operacionit masiv për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë është finalizuar operacioni “Beshishti”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. Z., 24 vjeç, banues në Vlorë;
    D. H., 25 vjeç, banues në Llakatund;
    A. B., 34 vjeç, banues në Peshkëpi;
    P. K., 47 vjeç, banues në Vlorë;

Arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se janë autorë të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, pasi në pyllin e fshatit Beshisht, shërbimet e Policisë gjetën 45 fidanë kanabis të mbjella në tokë dhe 100 kubikë të kultivuar me fara kanabis .

Po nga kontrolli i territorit në zonën e Selenicës, në një zonë të pyllëzuar në Gjormë u gjetën gjatë operacionit masiv ditën e djeshme 40 fidanë kanabis.

Në lidhje me këtë ngjarje, u proceduan penalisht për “Shpërdorim detyre” shtetasit:

? P. S., 49 vjeç, banues në fshatin Gjormë, me detyrë kryeplak i këtij fshati;

? A. V., 56 vjeç, banues në fshatin Gjormë, me detyrë inspektor i Drejtorisë së Pyjeve dhe Kullotave në Bashkinë Selenicë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Shkodër, një i plagosur

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Dergut” të Shkodrës. Shpëthimi ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhuna në familje një problem serioz në Shqipëri!

Pothuajse çdo ditë në Shqipëri një person arrestohet për dhunë në familje. Referuar statistikave të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Po luante në oborr, 2-vjeçarin e zë poshtë motori

Një fëmijë 2 vjeç është zënë poshtë nga një motor që ndodhej i parkuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimet me urdhër të SPAK në Kadastër, policia jep detajet dhe publikon pamjet

Policia ka dhënë detaje për arrestimet e djeshme në Kadastër.  4 të arrestuarit akuzohen për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dëmtohet busti i “Skënderbeut” në Gjenevë, autoritetet zvicerane nisin hetimet

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj…

LEXO ME SHUME