Categories Lajme

Kultivonte kanabis në gota plastike, policia vë në pranga 29 vjeçarin në Përmet

Policia ka arrestuar 29 vjeçarin me inicialet K.P në Përmet i cili është kapur në flagrancë duke kultivuar lëndë narkotike të llojit “kanabis” të cilat i kishte mbjellë në 30 gota plastike rreth banesës së tij.

Farat e kanabisit janë sekuestruar nga forcat e policisë, ndërsa materialet i kaluan prokurorisë për shqyrtimin e mëtejshëm të provave.

Njoftimi i Plotë: Përmet , Vijon kontrolli masiv i territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrollit të territorit evidentohet dhe goditet një rast i tentativës për kultivimit të bimëve narkotike.

Vihet në pranga autori i dyshuar. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, si rezultat i kontrollit të imtësishëm të territorit, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë policore, në fshatin Kaludh, Përmet, në banesën e shtetasit K. P., kanë gjetur të kultivuara në 30 gota plastike, fara të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë autori i dyshuar, shtetasi K. P., 29 vjeç, banues në fshatin Kaludh, Përmet. Materialet në ngarkim të shtetasit K. P. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME