Categories Kulture

1913/ Ky udhëheqës shqiptar vrau gruan e tij dhe kreu vetëvrasje në këtë vend turistik të Austrisë

Nga Aurenc Bebja

“L’Union libérale” ka botuar, të hënën e 2 qershorit 1913,  një shkrim për një ngjarje të rëndë të ndodhur asokohe mes shqiptarësh në një vend turistik austriak, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Një dramë e çuditshme ndodhi në një hotel të madh në Semmering, një vendpushim alpin, dy orë me tren nga Vjena.

Udhëheqësi shqiptar Mit’hat bej Delvina erdhi për t’u bashkuar me gruan dhe kunatën e tij, të cilat jetonin në hotel prej tre javësh. Ai darkoi me to dhe më pas i shoqëroi në dhomën e tyre.

 Në atë moment, për një arsye të kotë, ai u grind me gruan e tij dhe nxori një revole dhe e vrau në sy të motrës. Përpara se kjo e fundit të merrte veten nga hutimi, ai qëlloi veten në kokë dhe ra i vdekur.

Delvina Beu është djali i udhëheqësit të famshëm shqiptar Sali Beut, i cili ishte për disa kohë guvernator i Calimnos (Kalymnos). Viktima ishte vajza e Ismail Pashës, një përkrahës i Abdul Hamidit, i cili u vra në rrugët e Kostandinopojës gjatë Revolucionit Xhonturk.

Veprimi i përgjakshëm i Delvina Beut i atribuohet një akti çmendurie. Delvina Beu pati qenë zënë rob nga italianët në Tripolitani (Libi), dhe pikërisht gjatë robërisë së tij, ai u sëmur nga neurastenia akute. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Në Pallatin e Kulturës “Labëria”, u zhvillua faza finale e festivalit “Gurra Folk Fest”, edicioni i VI

Për të gjashtin vit radhazi, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë, në koordinim me Drejtorinë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME