fbpx
Kulture

Artizanë shqiptarë marrin pjesë në Panairin Ndërkombëtar në Milano

Agjencia për Zhvillimin e Investimeve (AIDA) dhe artizanë nga treva të ndryshme të Shqipërisë marrin pjesë në Edicionin e 43-të të panairit ndërkombëtar “Artigiano in Fiera”, i cili po zhvillohet në Milano, në datat 30 nëntor deri më 8 dhjetor 2019. Janë mbi 3 mijë artizanë pjesëmarrës nga më shumë se 100 shtete, që sjellin produkte autentike të vendeve nga të cilat vijnë.

Shqipëria është pjesëmarrëse për herë të parë në këtë event, nëpërmjet përfaqësimit me një stendë të organizuar dhe mbështetur nga AIDA, në bashkëpunim me Dhomën Kombëtare të Zejeve dhe Fondacionin Tradita Popullore.

AIDA, si një institucion mbështetës i kompanive shqiptare, siguroi pjesëmarrjen dhe promovimin e produkteve artizanale “Made in Albania”. Ky lloj organizimi dhe kjo pjesëmarrje me një stendë të posaçme u krijoi mundësinë bizneseve për takime me kompani dhe artizanë të tjerë europianë, me qëllim shtrirjen e tyre, lidhjen e kontratave të reja të punës dhe krijimit të mundësive të reja për eksport.

Stenda shqiptare në “Artigiano in Fiera” po promovon produkte nga të gjitha trevat shqiptare, si kostume popullore, qilima, qeleshe, kapele të qëndisura me gajtan, si edhe qëndisma me motive të ndryshme.

Vizitorë nga e gjithë bota e kanë vizituar stendën e AIDA-s dhe kanë treguar interes të veçantë për produktet tona artizanale. Vizita në këtë panair është një eksperiencë unike ku ke mundësi të njohësh nga afër kultura dhe punime origjinale.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button