Categories Kulture

Blerina Llalla: Kur Fluturat dhe Lulja e Vlorës takohen

Ditët që sapo lamë pas shenjuan ditën e Kujtesës së Holokaustit, ekzaktësisht 27 Janarin, tashmë një ditë zyrtare në kalendarin tonë për të kujtuar ato fragmente më të errëta të historisë të njerëzimit, kryer ndaj hebrejve.

Një nga aktivitetet e realizuara përtej oqeanit, në Clearwater, Florida, SHBA ku Diaspora Shqiptare na perfaqëson dhe sa vjen e shtohet në numër, ishte ai i Promovimit të Librit “Lulja e Vlorës” me autore Anna Kohen dhe Filmit dokumentar “Fluturat” me Regjizor Bujar Alimani.

Kur Letërsia takon Kinematografinë

Përse ky aktivitet? Përse flitet? Përse bashkë?

Në memorien e Historisë Botërore çdo vend ka rolin e tij, edhe ne njerëzit, migrante të këtij globi. Kur objeķtivi afrohet në momente historike të rëndesisë të veçantë, momente specifike të dhimbshme apo të bukura atëherë fillojmë të shohim më tepër detaje, fakte, ngjarje, njerëz e kështu radhazi. Kur prekim fillin më delikat të historisë dhe kujtesës botërore asnjë s’mund të mos përmendë ditët e Holokaustit fatal që leu me të zezë imazhet e librit të njerëzimit. Edhe ilustruesit më të fortë do t’i duhej t’i bënte ballë dhimbjes gjatë ilustrimit të tmerrit apo fakteve të veprave tona askpak të bukura ndaj bashkëjetuesve tanë, dhe dora do të rëndonte prej shpirtit që shkrihet në vepër.

E bukura është arti vetë, por artisti e kthen edhe dhimbjen në art. Kësisoj ia zbut gravitetin asaj dhe emocionit që të mos ja ndjesh vrullin gjatë goditjes, por intensiteti të mbetet i njëjtë. Gjithashtu të bën ta shohësh dhimbjen nëpërmjet një lupe tjetër e të reflektosh ndryshe.

Kur Arti takon Kinematografinë ishte cilësimi më i saktë për aktivitetin e realizuar në Clearëater të Florda’s në nderim të asaj pjese të pandashme të Kujtesës së Holokaustit ku Shqipëria zë vëndin e saj si një copëz parajsë për Hebrejtë. Dhe Ashtu sikurse Flutura shkon tek Lulja dy autorët, autori i filmit dokumentar “Fluturat” Bujar Alimani, dhe  autorja e botimit “Lulja e Vlorës”, Anna Kohen, u takuan për të kujtuar atë që na bashkon. Por për të na kujtuar njëherazi rëndësinë e dokumentimit audio-viziv dhe rëndësinë e ditarit fizik në jetën tonë për të ruajtur ato pjesë të kujtesës që çdo brez duhet t’i njohë në mënyrë që të mos përsëriten, në çdo kulturë e qytetërim. Këto si elementë të trashëgimisë tonë historike. Dhe kur këto dokumentime ndërthuren me artin marrin nje tjetër dimension. I japin vlerë dhe peshën e duhur emocionit. Prekin dhe zgjojnë ato shqisa që hera- herës bien në gjumë, edhe padashje.

Kur Fluturat takojnë Lulen e Vlorës do të ishte një tjetër titull simbolik per këtë aktivitet të mbajtur në nderim të Kujtesës së përbashkët Shqiptaro-Hebreje, të cilat ndajnë dhe fate të ngjashme në momente të caktuara. Autorët e veprave të dy lindur në të njëjtën tokë, Shipëri, por me origjinë të ndryshme, ritakohen në një tokë të dytë së bashku me miq e dashamirës të historisë, artit , kulturës, humanizmit nën dritën e suksesit.

Bujar Alimani në filmin dokumentar bën së bashku Fluturat, femrat të cilat i mbijetuan një prej sistemeve me të ashpra në Shqipërinë e pasluftës së Dytë Botërore, asaj ndaj njeriut, idealit dhe vetë jetës. Femra të cilat u nxorrën nga konteksti i jetës për të cilën lindën dhe u trajtuan në mënyrë të ashpër si pjesë e një eksperimenti të egër i cili nuk kursente jetë! Femra të cilat jetuan nën kushtin e mbijetesës barbare por që ia dolën të ruajnë krahët e brishta, ato krahë që perkundin jetë. Ato krahë të brishta që mbajnë peshën e jetës në tokë. I rezistuan çdo torture apo traume dhe një ditë Mundën të fluturojnë të çliruara por me memorie, edhe për ato që nuk mundën, nuk janë më.

Është pikërisht në të njëjtën tokë kur mer formë dhe historia e Lules së Vlorës, një lule që çeli dhe lulëzoi në shenjë të rezistencës së jetës nga rrenjët që u shkulën prej tokës që i perkisnin të përndjekur nga vdekja sepse ishin Hebrej (Romaniotë) dhe ndalën në tokën Shqiptare të mbijetesës.

Aty u lindën dhe rritën shumë flutura së bashku me Lulen e Vlorës Sekreti i të cilës ishte fara që duhej ruajtur, duhej mbrojtur. Së bashku u rritën ne mjedisin e egër të përndjekjes politike, perndjekjes fetare, perndjekjes së jetës. Ato ndërsa mundoheshin të ruanin e të nxirrnin krahët, t’i shpëtonin shtypjes dhe Anna të lëshonte petalet e saj të argjendta të cilat mund t’i rezistonin çdo kohe. Kështu Anna ishte nje simbol i rezistencës së jetës nga dy prindër, të cilët me sjelljen e saj në jetë i thanë atyre, ju donit të na groposni por harruat që jemi farë. Anna shndërrohet në simbolin e saj për të qënë lulja e Vlorës, edhe në ditët e sotme atje ku jeton (SHBA) si nje Hebreje Shqiptare. Anna që zhvilloi identitetin e saj edhe kur e lanë pa një të tillë teksa rritej së bashku me rrënjën e saj në tokën e mbijetesës dhe gjen rrugën e lirisë për t’iu larguar atij sistemi që nuk njihte më as Zot. Një lule Vlore, në vazo. Por që sikurse ajo vetë e përshkruan apo të tjerë më parë kan arritur të dokumentojnë, ekzistonte dhe nje tjetër institucion me i fortë ne Shqipëri, Besa, aty ku gjeti mbështetje cdo mik. Besa një institucion social i cili, tek libri i Annës do të gjente përkufizimin më të saktë, si nje institucion origjinal shqiptar që e bente unik në besim Shqiptarin, feja e te cilit ish shqiptaria dhe fale tiparit të besës do të ndihnonin shume miq në tranzicionet e jetës.

-Je ne Besën time! – tha Shqipëria, dhe kete e tregoi duke mirepritur nder shekuj Hebrejte dhe duke u shnderruar ne vendin e vetëm historik në te cilin asnje Hebre nuk u vra gjatë cdo periuhe historike. Edhe në ditët e sistemit komunist me baza ateizmi, asnje hebre nuk u perndoq apo ndeshkua nga vetë sistemi, osë të binte në kthetrat e sigurimit të egër. Që ndryshe nga lulja do të ndëshkonte ashpër këdo nga qytetarët e tij e nuk do të kursente as Fluturat të cilat flasin nëpërmjet filmit dokumentar.

Anna dhe Fluturat ndajnë të njëjtat sfida në thelb, por na tregojnë dhe për virtytet me të larta njerëzore femerore kur edhe pse te gjendur në veshtirësi nën kthetrat e censurës, luftës për jetë, luftrave brenda llojit u shndërruan në luftetare të heshtura. Sot ato bejnë atë që bën, ose duhet të beëjë nëna me femijën dhe shoqerinë. Ndajnë kujtimet e tyre jo vetëm si një proçes edukimi, por si një proçes psikologjik i rëndësishëm shkarkimi dhe rrëfimi. Kjo për të kultivuar emocionin,për të ruajtur dhe transmetuar kujtesën, por mbi të gjitha për të kultivuar edhe empatinë. Në anën tjetër për të treguar jetën, sfidat, deshirat, lirinë e marrë peng, dhe endrrat me të cilat jetuan, duke na derguar njeherazi dhe mesazhin e rendësishëm:

-Gjithnjë do të ketë shpresë në ekzistencën tonë, ku pavarësisht sfidave që ajo ofron, mund t’ia dalim ne gjithçka. Sepse me dhimbjen forcohemi, edhe kur e perdorin sj nje medium për të na dobësuar, është një proces reaksioni që ofron dhe atidotin. Teksa kemi nderin t’I shohim Fluturat dhe Annën të realizuara në jetë, jo vetëm si nënsa por edhe si misionare kuptojmë që liria zhvillohet pikerisht aty ku mungon. Është fuqia e mendimit, durimit dhe përkushtimit. Për këtë ndihmon arti në çdo zhanër të vetin, kultura dhe dashuria për jetën.

Ky takim i Fluturave me Lulen duket sikur na thotë: – E kush më bukur se nënat, motrat, apo vajzat e gratë tona mund të na e tregojnë historinë nëpërmjet syve të shpirtit, të cilit i përkasim. Dhe nese Bujarin do ta quaja baba të regjisë bashkëkohore, ai plotëson anën visive, artistike në këto rrëfime, nga arkiva e tij profesionale. Në këtë rast përdor me modesti Filmin si një medium për të dokumentuar atë që femrat kaluan. Bujari sjell këtë herë vetëm femrat, si rrëfyese, fluturat së bashku në një filëm, ndryshe nga sa kemi parë deri me sot në dokumentarë të kësaj natyre realizuar në Shqipëri, ku disa femra e kryesiht burra kanë folur me pare per te na treguar historine nëpërmjet objektivit të tyre. Por femra zinte më pak hapësire, ndoshta për vetë faktin se e kanë më të veshtirë të prononcohen. Prandaj ky është një hap i rëndësishëm në këtë aspekt, gjithashtu risi në dokumentarin shqiptar, të mbledhura tok, në një rrëfim të vetëm, që me sjell ndërmend odë-n shqiptare, si një sinonim, por edhe si një terapi kolektive ku subjektet mund të ndjehen më komode gjatë procesit brënda të njejtit pol. Rrëfim që do të doja të mos ndalej këtu.

Shikojmë modestinë e thjeshtesine e ambjentit ku personazhet flasin, të cliruara nga kompleksi skenik, më të relaksuara por ndjen njëherazi dhe akullsinë, pengun e dhimbjen gjatë ketij transi “in memoriam”. Nuk mungojnë dhe shkendijat ndër sy, e të tjera procese fiziologjike teksa rrefehen, Ndodh gjithcka live. Dokumentohet.

Dhe pasi perjeton deri në palcë tregimet e tyre, bukuria femërore që i rezistoi koherave dhe shpirtshmeria që tregojnë ende dhe sot, të bejnë të mendosh se gjithcka ishte një ënderr e keqe. Këte ndjesi e perjeton vetëm përpara figurës mëmësore, femrës, e cila të përball me historinë, emocionet dhe me magjinë e saj të pakuptueshme ta lehtëson sërish atë barrë, edhe sikur të të thotë vetëm dy fjalë: – jam mire! Jemi mire! Balsami dhe eteri i jetes fshihen në këto qenie që prej gjenezës, dhe janë nënat që mbartin memorien e familjes (të brendshme), ndryshe, teksa baballarët luftojnë për të ndërtuar botën (e jashtme).

E kush më bukur se to mund të mbaje ditarin e jetës së vet dhe jetës tonë?

Kësisoj dhe Anna në ditarin e jetës së saj tregon gjithë eksperiencën, kujtimet, mirënjohjen, dijet, kulturën dhe dashurinë e humorin për të gjithë ata me të cilët jetoi, bashkëpunoi dhe sukseset e ndara së bashku. Një rrugetimin e misionareje. Duke u shnderruar ne transmetuese e vlerave te kujteses edhe ne maredhenien pertej atyre personale të cilat prekin shtete. Një dokumentim që dëshmon vlera, fakte, marëdhënie të cilat në jetën e saj zhvillohen përtej librit. Kjo duke ndihmua ndër vite jo vetëm anëtarë të komunitetit të saj hebre, por duke u shndërruar në krahun në të cilin do të mbështeteshin edhe shume shqiptarë. Kjon ë emër të humanizmit, dashurisë për jetën, mirënjohjes dhe vazhdimësisë së historisë. Një marëdhënie e vecantë ruajtur ndërmjet Hebrejve dhe Shqiptarëve ndër kohëra. Një histori që na bashkon në shumë kuptime, në shumë dimensione. Flurat dhe Lulja e Vlorës një takim në kohë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME