Kulture

Dokumenti sekret i Hazbiut: Ja çfarë duhet të bëjë Ministria dhe Sigurimi i Shtetit me turistët e huaj që…

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon ekzkluzivisht dokumente të panjohura të Sigurimit të Shtetit, Sektorit të Jashtëm të Komitetit Qëndror të PPSH-së dhe Komitetit të Partisë së Durrësit dhe Shkodrës të vitit 1970-të, ku ata kritikojnë ALBTURIZM-in për punën e dobët që po bënte me turistët e huaj që vinin në Shqipëri, pasi sipas vëzhgimeve të tyre, grupeve të huaja turistike, ku një pjesë kryesore zinin grupet marksiste-leniniste, nuk u krijoheshin kushtet më minimale të akomodimit dhe jetesës këtu për aq kohë sa qëndronin.

Në informacionin e Sigurimit të Shtetit, të shkruar nga Drejtori i Sigurimit dhe njëkohësisht, zv/ministri i Punëve të Brendëshme, Feçorr Shehu, në adresë të Ministrit të Punëve të Jashtëme, Behar Shtylla dhe sekretarit të Komitetit Qëndror të PPSH-së, Ramiz Alisë, bie në sy preokupimi i madh i organeve tona kompetente, që ndjeheshin ngushtë për stilin e kërcimeve që bënin turistët e huaj të pista e Hotel “Adriatiku”-t në Durrës, ku mblidheshin shumë njerëz për të bërë të cilët shihnin me admirim. Po kështu, një nga problemet kryesore të shtetit shqiptar të asaj kohe, ishte dhe fakti se sapo turistët e huaj dilnin nga autobuzët, atyre i ndiqnin nga pas turma fëmijësh kureshtarë, sa që në një rast në Pogradec, shoqëruesit ishin detyruar që t’i fusnin turistët në një lokal dhe t’i nxirrnin që andej vetëm pasi kishte ardhur policia dhe kishte larguar fëmijët. Për këto dhe të tjera fakte dhe ngjarje nga Shqipëria turistike e para viteve ’90-të, na njohin dokumentet arkivore që Memorie.al i sjell në këtë shkrim ekskluzivisht për lexuesit e saj.

Raporti i Sigurimit më 1970: Turistët e huaj kërcëjnë keq te “Adriatiku”

Në këtë shkrim po botojmë të plota dokumentave sekrete arkivore të Ministrisë së Brëndshme, dhe Komitetit të Partisë të rrethit të Durrësit e Shkodrës të vitit 1970, dërguar Sektorit të Marrdhënieve me Jashtë të Komitetit Qëndror të PPSH-së, lidhur me grupet e organizuara të turistëve të huaj që vizitonin Shqipërinë e asaj kohe, ku pjesën kryesore të tyre e zinin grupet marksiste-leniniste. Në këto proçesverbale sekrete të Ministrisë së Punëve të Brendëshme, bëhet fjalë për zhvillimin e të gjitha programeve turistike që agjensia qeveritare e asaj kohe “ALBTURIZMI”, i organizonte këtyre grupeve turistike në mbarë vëndin. Gjithashtu në këto dokumenta, vërehet me imtësi e gjithë veprimtaria e turistëve të cilët gjatë periudhës së vizitave të tyre në destinacionet përkatëse turistike në Shqipëri, iu nënshtroheshin rëndom disa rregullave strikte me qëllim për të mos lejuar “degjenerimin” e rinisë dhe shoqërisë shqiptare në marrdhëniet me vizitorët e huaj. Si dhe me “ambjentimin” e të gjithë turistëve të huaj me rregullat e shkruara dhe të pashkruara të komunizmit shqiptar, lidhur me organizimin e turizmit dhe reklamimin e vëndit para syve të mbarë botës. Sipas dokumenteve në fjalë, alarmante për zyrtarët e Komiteteve të Partisë dhe të Sigurimit të Shtetit, paraqitet në mënyrë të vazhdueshme veçanërisht situata në Plazhin e Durrësit, ku në krahasim me rrethet e tjera përqëndrimi i grupeve turistike do të ishte më i madh. Kërcimet “ekstravagante”, mënyra e pahijshme e të veshurit dhe të vepruarit, si dhe interesi i vazhdueshëm për shoqërimin e tyre me shqiptarët e thjeshtë, do të përbënte një problem serioz për të gjitha strukturat e Komiteteve të Partisë nëpër rrethe si dhe për vetë funksionarët e lartë të MPB-së deri te zv-Ministri i Brendshëm Feçor Shehu. Kjo gjë dhe për faktin, se ALBTURIZMI kishte nënshkruar më parë kontrata dhe marrëveshje me agjensitë dhe grupet e huaja turistike që do vizitonin vëndin tonë, të cilt ishin të detyruar të zbatoni ato marrëveshje, ku si pikë kryesore ishte paraqitja e jashtëme e turistëve dhe veshja e tyre. Po kështu ashtu siç del nga këto dokumente sekrete, një problem i madh për shtetin shqiptar, apo më saktë për ALBTURIZMI-in, dikasteret e institucionet e tjera që ishin ngarkuar me këtë punë, ishte problem i guidës turistike, pra vëndeve ku do të dërgohehsin këta turistë për të vizituar. Pasi gjatë një vizite në stallat e Ndërrmarjes Bujqësore të Shijakut, aty nuk kishte pasur fare lopë, gjë e cila i kishte bërë shoqëruesit dhe përkthyesit që të ndjeheshin ngushtë dhe të mosn dinin se çfarë t’u thonin turistëve. Tjetër gjë që bie në sy në këto dokumente sekrete, është dhe preokupimi jashtëzakonisht i madh, apo më saktë një nga detyrat parësore të shtetit shqiptar ishte jo akomodimi dhe plotësimi i kushteve minimale të turistëve, por edukimi i tyre me anë bisedave me lektorë, emisioneve të inçizuara të Radio-Tiranës që jepeshin me qëndra zëri të hotelet e turistëve, të literaturës dhe librave të përzgjedhura nga ana e organeve kompetente, etj etj. Një tjetër çështje e nxehtë që shqetësonte vazhdimisht organet e Partisë së Punës, do të ishte edhe ardhja në Shqipëri në mënyrë të vazhdueshme të disa personave të cilësuar nga regjimi i komunist si të padëshiruar dhe me qëndrim armiqësor ndaj Republikës Popullore të Shqipërisë. Të tillë persona të arratisur që pas mbarimit të luftës nga Shqipëria, apo familjarë të tyre, do të tentonin të hynin të kamufluar si turistë për të parë më nga afër gjëndjen politiko-ekonomike dhe sociale të vëndit. Rasti më flagrant i këtij veprimi do të ishte ai i Çesk Kallmetit nga Shkodra, familja e të cilit do ta vizitonte Shqipërinë në Shtatorit e viti 1970, por që menjëherë do të vihej nën survejimin e plotë të Sigurimit të Shtetit. Një tjetër aspekt tejet interesant i përshkruar në këto dokumenta sekrete është edhe ndjenja e vazhdueshme mosbesimit dhe e dyshimit që organet e Sigurimit të Shtetit, ushqenin ndaj grupeve të ndryshme të turistëve të klasifikuar si “grupet markiste-leniniste”. Në mënyrë të vazhdueshme organet e Ministrisë së Punëve të Brendëshme, përgjonin dhe survejonin pa përjashtim të gjitha grupet e ndryshme të turistëve të huaj, të cilët përgjatë 48 viteve të ekzistencës së regjimit komunist të Enver Hoxhës, do të vizitonin “Parajsën e Humbur” të komunizmit shqiptar.

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPERISE                SEKRET                      

MINISTRIA E PUNEVE TE BRENDESHME           Ekzemplar Nr. 1                         

DREJTORIA E PARE                                                                         Tirane, më 21. 7. 1970

Nr. Prot 3271

LENDA: Mbi disa probleme të turizmit

KOMITETIT QENDROR TE PPSH SHOKUT BEHAR SHTYLLA          TIRANE

Ashtu si vitin e kaluar edhe këtë vit ka filluar të bëhet preukupante problemi i fëmijve, të cilët duke u grumbulluar pas turistëve, janë bërë shkas për fotografime dhe gjëra të tjera të papëlqyera, kjo ndodh pothuaj në të gjithë qytetet, por më e theksuar është në qytetin dhe plazhin e Durrësit.

Në mbrëmjen e datës 3.7.1970, me qindra të rinj, gra, burra, të rinj dhe të reja, u grumbulluan në pistën e hotel “Adriatikut” duke parë turistët çekë që pijnë dhe kërcejnë.  Masat e marra nga Komiteti Ekzekutiv i qytetit të Durrësit në këtë drejtim nuk kanë dhënë asnjë rezultat dhe gjendja çdo ditë po bëhet më preokupante.

Në eskursionin që u organizua me turistët danezë në Pogradec, shoqëruesi ynë u detyrua që të ndërpresë shëtitjen e turistëve në bulevard dhe t’i fusë ata në turizëm, vetëm sepse me dhjetra fëmijë u shkonin pas turistëve.

Eskursionet që organizohen me turistët ne Fermën e Sukthit, janë të papërshtatëshme, përgjegjësat atje nuk tregohen të mobilizuar, stalla e lopëve të kooperativës së Shijakut është bosh, nuk ka lopë, ato mendohet të vinë në Shtator. Kjo nuk pasqyron realitetin tonë socialist.

Shumë turistë kanë kërkuar të bëjnë shëtitje me barka, disa prej tyre, duke shfrytëzuyar momentin se hotelet turistike kanë mungesë barkash, kanë shkuar individualisht në barkat e hotel “Hekurudhës” dhe kanë lundruar së bashku me shtetasit tanë.

Është konstatuar në të njëjtën kohë se në dyqanin ku është caktuar ku turistët të blejnë pije alkolike dhe sende të ndryshme, ka mungesë, për këtë turistët janë detyruar që të shkojnë në dyqane të tjera në plazh, aty ku shkojnë dhe shtetasit tanë.

ZV / MINISTRI I PUNEVE TE BRENDESHME

                                  FEÇOR SHEHU

………………………………………………………………………………………………………………………

Informacioni për Ramiz Alinë nga Sektori i Jashtëm në K.Q. të PPSH-së

 Shoku Ramiz

Ky është një informacion mbi disa probleme të punës me turistët i përgatitur nga sektori, me qëllim që të merren disa masa për përmirësimin e punës në të ardhmen.

Për këto çështje jemi konsultuar me shokët e Albturizmit, të Komitetit të Partisë dhe Komitetit Ekzekutiv të rrethit të Durrësit dhe me shokë që merren me këto probleme në Kryeministri. Në sektor zhvilluam gjithashtu një diskutim mbi këtë informacion. Ky material iu dërgua shokut Vasil Kati për të marrë edhe mendimin e tyre mbi problemet që ngrihen. Vërejtjet e tij konsitojnë si vijon:

1).Punën propagandistike me turistët, për t’i bërë ata që të simpatizojnë vëndin dhe popullin tonë, duhet në rradhë të parë ta bëjnë organet e propagandës, komitetet e Partisë dhe pastaj Albturizmi.

2).Po ashtu dhe punën politike me grupet që dërgohen nga Partitë marksiste-leniniste nuk ka shumë mundësi ta bëjë Albturizmi, por sektori i jashtëm I KMKMBJ, Instituti i Studimeve Marksiste-Leniniste, Shkolla e Partisë, dhe Univertsiteti Shtetëror i Tiranës.

20.X.1970                              Sektori i Jashtëm

DISA PROBLEME TE PUNES SE TURISTEVE QE VIJNE NE VENDIN TONE

Vitet e fundit është rritur mjaft interesi i të huajve për të vizituar vëndin tonë si turistë.

Tani, ndërrmarja “Albturist”, ka lidhje pune me 16 agjensi turistike në Evropë; (Angli 2, Francë 3, Gjermani 3, Austri 3, Itali 2, vëndet Skandinave 2 dhe Hollandë 1), të cilët kanë vendosur shërbim të rregullt dhe dërgojnë çdo vit grupe turistësh. Tendenca e përgjithëshme është rritja e numrit të turistëve nga të gjitha vëndet. Gjatë kësaj vere, numri i qëndrueshëm ditor i tyre në Durrës arriti në 500 vetë, gjë që në krahasim me të kaluarën është në rritje të konsiderueshme.

Konkretisht këtë vit deri tani kanë ardhur 75 grupe turistësh me gjithësej 2725 vetë. Nga përbërja, grupet ndahen në:

  • Turistë të thjeshtë 58 grupe me 267 vetë.
  • Turistë nga organizata marksiste-leniniste me të cilat mbajmë lidhje 8 grupe me 310 vetë.
  • Turistë nga organizta marksiste-leniniste me të cilat nuk mbajmë lidhje, 252 vetë.

Zhvillimi i turizmit me këto ritme (në të ardhmen mund të jenë edhe më të mëdha), shtron një sërë problemesh për punën ideo-politike e propagandistike, si dhe probleme tekniko-organizative që duhen zgjidhur, me qëllim që të përmirësojmë sa më shumë punën tonë.

I.Disa çështje të propagandës me turistët

Propaganda që bëhet tani me turistët, nuk i përgjigjet as kërkesave që kanë të huajt për Shqipërinë dhe as mundësive që kemi ne. Ajo është e kufizuar, e varfër në përmbajtje, shpesh e rëndomtë dhe nuk paraqet si duhet realitetin e vëndit tonë. Në përgjithësi, bëhet kjo punë:

1). Me anën e eskursioneve nëpër Shqipëri. Me turistët e thjeshtë të cilët përfaqësojnë rreth 75 përqind të numrit të përgjithshëm, bëhen eskursione sipas dëshirave të tyre, por në ato përfshihen kryesisht objekte historike, arkeologjike etj, dhe mungon pothuaj fare elementi politik aktual. Vetëm në programet e grupeve të dërguara nga partitë dhe grupet marksiste –leniniste u fut ky element. Me ta u zhvilluan biseda ideopolitike nga kuadro të përgatitura, u organizuan vizita në objekte social-ekonomike dhe kontakte me njerzit tanë. Me gjithë të metat e vërtetuara, kjo punë dha rezultate mjaft të mira, gjë që u shpreh nga vetë turistët në shumë raste.

2). Për herë të parë këtë vit, Albturizmi ngriti qëndrën e zërit me autoporlantë rreth hoteleve në Durrës. Me anë të saj, trasmetoheshin në gjuhë të huaj, biseda të inçizuara mbi probleme nga më të ndryshmet nga vëndi ynë si dhe emisione të Radio-Tiranës.

3). Dy herë në javë organizohen shfaqje filmash dhe këtë vit për herë të parë u dhanë edhe disa koncerte nga grupe folklorike të dërguara nga Tirana.

4). Shpërndahen disa materiale propagandistike si prospekte, guida turistike, kartolina dhe materjale ideo-politike.

5). Aktivitetet propagandistike zhvillojnë edhe shoqëruesit e grupeve, gjatë ekskursioneve nëpër Shqipëri. Kjo është pothuaj se e gjithë puna propagandistike që zhvillohet tani me turistët e huaj. Pra, siç shihet, mbetet shumë për të bërë në këtë drejtim si në sasi ashtu dhe në përmbajtje

Nuk është i vërtetë mendimi që ekziston në disa shokë, se turistët që vijnë në Shqipëri synojnë vetëm të sigurojnë një pushim të këndshëm, të vizitojnë qëndra historike, arkeologjike dhe të shijojnë bukuritë natyrore të Shqipërisë. Natyrisht pjesa dërrmuese e tyre këto gjëra i vë në plan të parë dhe për këtë vjen dhe bën shpenzime, por duhet pranuar gjithashtu se nuk janë të pakët ata që shtyhen edhe nga motive të tjera, nga kurioziteti dhe dëshira që verifikojnë dhe të shohin me sy të gjithjë atë çka flitet sot në botë për vëndin tonë. Në këtë kuadër propagandës sonë i mbetet shumë për të bërë në mënyrë që turistët e huaj të largohen nga Shqipqëria, jo vetëm të kënaqur nga pushimet, por edhe me mbresa të mira në drejtime të tjera, nga realizimet e mëdha në të gjtha frontet dhe nga mikpritja e popullit tonë. Objektivi i tërë punës sonë propagandistike me turistët duhet të jetë ai që pjesën dërrmuese të tyre, ta bëjme simpatizuese të vëndit dhe popullit tonë. Këtë punë natyrisht duhet ta bëjë Albturizmi, si institucion i ngarkuar me këtë detyrë, i cili nuk duhet të shikojë vetëm anën tregtare të turizmit, por nga ana tjetër nevojitet që të shikohen edhe faktorë të tjerë.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button