
Ne datat 29 dhe 30 Shtator u organizuan ne Vlore nga Drejtoria Rajonale e Trashegimise Kulturore – Vlore dy seminare trainimi me fokus sektoret e cultures dhe turizmit. Keto seminare u mbajten ne kuader te projektit Milestones 3, ku DRTK-Vlore eshte partner.
Ky projekt emir i gjate i te cilit eshte “Bashkëpunimi krijues kulturor si një mjet për kapacitet dhe zhvillim më të fortë të turizmit” eshte nje projekt I bashkefinancuar nga Komuniteti Evropian dhe Shteti Shqiptar ne kuader te programit IPA CrssBorder Greqi-Shqiperi 2014-2020. Nepermjet ketij projekti eshte bere e mundur restaurimi i Teqes dhe Tyrbes se Kanines si dhe i Murit jugor te kalase se Kanines.
Dita e pare e seminarit u organizua ne Pallatin e Kultures “Laberia” ne Vlore ku moren pjese foles nga institucione te Kultures, Turizmit dhe mjedisit. Objektivi i ishte mbledhja eksperteve nga sektoret e kultures dhe turizmit për të siguruar informacionin, mjetet dhe teknikat e nevojshme per sipermarresit vendas qe janë aktive në industrine e turizmit dhe kultures.
Ky seminar pati nje interes te madh nga mbi 50 pjesemarres nga sektoret dhe industrite kreative dhe te turizmit. Dita e dyte e seminarit u organizua ne Teqene e Kanines. Pas nje vizite ne atraksionet turistike si Kalaja e Kanines, pjesemarresit u njohen me punet konkrete te kryera nga projekti Milestones 3 qe jane Restaurimi I murit te kalase, Teqes dhe tyrbes te fshatit kanine.
Ne kete takim ishte i pranishem dhe Kryegjyshi Botror I Bektashinjve, Haxhi Dede Edmon Brahimaj (Baba Mondi) te cilit ne menyre simbolike ju dorezua nga DRTK-Vlore celsat e Teqes dhe Tyrbes te restauruara plotesisht.