Kulture

E madhja Kleopatra Dokle, së shpejti me një recital në Vlorë

Kleopatra Skarco-Dokle, lindi më 1949 në Nartë të rrethit të Vlorës.

Kleopatra Dokle e nisi aktivitetin muzikor me Ansamblin Popullor të Nartës, në vitin 1966, nën udhëheqjen artistike të Themistokli Mones dhe koreografit Jani Gjergji. Në ato vite, lëvizja artistike amatore kishte marrë hov dhe nuk mungonin edhe organizimet kombëtare ku spikasnin talentet e rinj. Në një event të tillë u përcaktua dhe e ardhmja e saj. Më 1966 fiton çmimin e parë ne Festivalin Kombëtar te Ansambleve Artistike, me kengen “Një Bahçe me Portokalle” .

Sukseset dhe konfirmimi brenda dhe jashtë Shqipërisë, bënë që në vitet ‘70 të emërohej këngëtare profesioniste në Estradën e Vlorës. Dhe shume shpejt behet kengetaria me e dashur e te gjitha moshave jo vetem ne qytetin e saj Vlore por ne te gjithe Shqiperine .Kenget e saj kendoheshin nga te gjithe i madhe dhe i vogel
Sot kenget e saj jane ikona te muzikes Shqiptare, te cilat kendohen ne cdo program muzikor televiziv apo dasma Shqiptare.

Në intervistë, Kleopatra Dokle tregon se dashuria për këngën i është rrënjosur e kultivuar nga prindërit, të cilët këndonin shumë bukur, një trashëgimni që sot mbahet gjallë edhe nga motrat e vëllezërit e saj. E quan këngën pjesë të pandarë, me të cilën do të jetë “Një” deri në fund të jetës. Kthehet herë pas here në Shqipëri dhe ka marrë pjesë në spektakle të ndryshme televizive si “Maratona e Këngës Popullore”, “Festivali i Këngës Popullore”, etj. Thotë se do të ishte kënaqësi të rikthehej në atdhe me një koncert recital, në Vlorën e saj të dashur ku lindi dhe u rrit edhe artistikisht.

Kleopatra aktualisht jeton ne Sofje së bashku me familjen, është ftuar si artiste e mirënjohur në raste festash apo evenimente të ndryshme, ndërsa ka përfaqësuar Shqipërinë në Festivalin Ballkanik në Bullgari dhe në Festivalin e Ansambleve në Maltë, si pjesë e grupit “Skënderbeu”.

E mirepresim legjenden e paharruar te muzikes popullore vlonjate ne Vlorë me nje recital ashtu siç ajo di vete.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close