Në kuadër të projektit Milestones III, Auleda – Agjencia e Zhvillimit Ekonomik Lokal Vlorës, mbështeti Bashkinë Finiq në organizimin e “Festvalit Foinikea” 24 – 25 qershor 2022.
Eventi dy ditor përfshiu një ndërthurrje të aktiviteteve kulturore dhe promovimit të turizmit. Grupe folklorike nga Shqipëria dhe Greqia performuan në fshatin e Dhrovjanit dhe Livadhjasë, me një pjesëmarrje aktive të komunitetit. Axhenda dy ditore përfshiu vizitë në fshatin Dhrovjan dhe inaugurimin e qendrës së re të financuar nga projekti Milestones II, performancë teatrale nga grupi i Korfuzit në teatrin antik të Finiqit, guida me kanoe në lumin e Bistricës, performanca me muzikë dhe valle të grupeve nga Greqia dhe Shqipëria, ekspozim i gatimeve tradicionale.
Auleda ka një praktikë të gjerë në mbështetjen e institucioneve publike në implementin e projekteve të financuara nga Bashkimi Evropian.