Categories Kulture

FOTO\ Përfundoi me sukses të plotë festivali teatral i të rinjve Vlorë, e ftuar dhe Justina Aliaj

Përfundoi me sukses të plotë në një sallë plot me të rinj e të reja,mësues e prindër,artistë dhe intelektualë të shquar( me sponsor kryesor Bashkia Vlore) FESTIVALI TEATRAL i të RINJVE -Vlorë – Aktiviteti i mundësuar nga Shoqata “Shqipëria”, Zyra Vendore Arsimore Vlorë -Himarë , Bashkia Vlorë .Një aktivitet plot supriza , të ftuar , emocione të pafundme artistike që vetëm në një vend të tille mund ti përjetosh.Një festival i sukseshëm ,i drejtuar me profesionalizëm nga të gjithë organizuesit .Një paraqitje e shkëlqyer interpretuese dhe skenike nga te gjithë të rinjtë e të rejat pjesemarrëse.

Merrte pjesë Kryetari i Bashkisë Z.Dritan Leli dhe Kryetari i Bashkisë së Prishtinës Z.Përparim Rama (arkitekt i njohur me fame botërore dhe nipi i Hasan Prishtinës)

Mori pjesë dhe Zonja e madhe e këngës,e skenës së teatrit dhe ekranit Justina Aliaj e cila u nderuanga Shoqata” Shqipëria” ,e së cilës ju dha Titulli: ” PERSONALITET NDERI I SHOQATA SHQIPERIA” Me motivacionin: ” Për talentin,përkushtimin,punën e arritjet profesionale të nivelit të lartë në lëvrimin e artit shqiptar, të skenës dhe ekranit! ”

Titull iu dorëzua artistes nga Kryetari i Bashkisë Vlorë Z. Dritan Leli. Ky titull u propozua nga Shoqata Qëndrore ” Shqiperia” dhe Kryetari Qëndror Z. Ilirian Dhima. Shoqata ” Shqipëria” ka qenë dhe do të jetë në vlerësim të artistëve me vlera të larta !

I urojmë artistes së Madhe Justina Aliaj suksese te metejshme.

JURIA me kryetar aktorin dhe regjisorin e mirnjohur Jorgaq Tushe ndanë çmimet fituese,dhe vendin e pare e fitoi shkolla “ Katër heronjtë” Gjithashtu dy kryetarët e të dy Bashkive Vlorë dhe Prishtinë propozuan që vitin që vjen të bëhet një projekt i përbashkët Vlorë –Prishtinë.

Urime Shoqata Qëndrore “Shqipëria ” dhe ju Z.kryetar Ilirjan Dhima ! Urime Shoqata “Shqipëria “ Vlorë dhe ju kryetare Znj.Edlira Kapllanaj

Urime Zyrave Arsimore Vlorë-Himarë-Selenicë Urime Bashkisë Vlorë dhe kryetarit të saj Z.Dritan Leli

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME