fbpx
Kulture

Gjendet piktura e Klimtit, e zhdukur 23 vite më parë

Një pikturë nga mjeshtri austriak, Gustav Klimt pritet të kthehet në ekspozitë, pas zhdukjes 23 vite më parë.“Ritratto di Signora” u vodh në galerinë ”Ricci Oddi” në Piaçenza, në shkurt 1997 dhe u gjet në oborrin e së njëjtës galeri në dhjetor 2019.

Kopshtarët e gjelbërimit gjetën pikturën në një zgavër të mbrojtur nga një derë metalike, e fshehur mes shtresave të trasha të derës. Piktura ishte mbështjellë me një qese plastike të zezë dhe dukej e padëmtuar. ”Rishfaqja e pikturës përsëri ndaj artdashësve është mbi të gjitha një dhuratë për qytetin e Piaçenzas, i tronditur nga pandemia që ka goditur vendin tonë dhe të gjithë botën”, deklaroi pronari i galerisë, Massimo Ferrari në një deklaratë. Piktura e rimarrë është pjesë e një serie portretesh që Klimt përfundoi në vitet e fundit të jetës së tij, midis 1916 dhe 1918

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button