Categories Kulture

Ja pse shqiptarët kanë zakon të ndërrojnë duhanin me njëri tjetrin

Ndërrimi i duhanit ka qenë gjithmonë një shenjë respekti i ndërsjelltë mes burrave shqiptar. Për burrat, të cilët kryenin detyra shoqërore me rëndësi si: pjesmarrja në kuvendet e fshatit ose të krahinës, angazhimi në zgjidhjen e konflikteve të shumëllojshme, administrimi i çështjeve ekonomike e socialkulturore të familjes ose i problemeve të veçanta të fisit etj, ishte gati e domosdoshme pirja e duhanit. Më saktësisht, ata shfrytëzonin me kujdes mundësitë që u jepte servirja e duhanit, ndezja ose thithja e llullës apo e çibukut për të “peshuar” me maturi e për të gjetur fjalën e duhur edhe për situatat më të ndërlikuara, për çështjet më delikate.

Ftesa që një burrë i bënte një tjetri për “të ndërruar duhan” simbolikisht nënkuptonte kërkesën për të biseduar për një çështje serioze. Në shoqërinë shqiptare deri në fillim të shekullit XX, sidomos në pjesët e saj që banonin në krahinat fshatare, nuk kishte ose kishe fare pak njësi shërbimi të tilla si kafene, restorante etj.

Burrat përgjithësisht takoheshin në rrugë rastësisht ose si rastësisht. Kur një burrë e ftonte dikë që takonte në rrugë me shprehjen “a ndërrojmë një duhan”, tjetri e pranonte ftesën pothuajse në çdo rast.Kjo ndodhte sepse, ndërkohë që pinin duhanin e njëri-tjetrit, burri që ftonte çelte një bisedë për ndonjë çështje të rëndësishme ekonomike që kishte të bënte me familjet ose fiset e tyre, për ndonjë fejesë, për tejkalimin e konflikteve të caktuara e deri për faljen e gjakut.

Kësisoj ftesa “për ndërrim duhani” përcillte mesazhe simbolike shumë të rëndësishme dhe njëherazi nuk vinte në pozitë të nërenditur asnjërën palë, pasi asnjëra palë nuk qeraste tjetrën, por thjesht ndërronin duhanin, duke qenë në pozita krejt të barabarta, çka konsiderohej diçka shumë e rëndësishme për malësorët shqiptarë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME