Categories Kulture

L’HUMANITÉ (1914) / ESAT PASHA – PRINC VIDIT, KUR ZBARKOI NË DURRËS PËR HERË TË PARË : “JU DO TË JENI NJË SKËNDERBE I DYTË PËR SHQIPTARËT !”

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 16 Janar 2020

“L’Humanité” ka botuar, të hënën e 9 marsit 1914, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me ardhjen e Princ Vidit në Shqipëri dhe pritjen e tij nga Esat Pashë Toptani, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Durrës, 8 Mars. Ja detajet për ardhjen e sovranëve shqiptarë.

Që në mëngjes, rrugica ku duhet të kalojnë sovranët është zbukuruar me harqe triumfi. Paria mbërrin në marine (port) rreth orës një, turma është shumë e madhe. Në orën 1 e 30 minuta anijet shfaqen sipas rendit të mëposhtëm : Taurus-i, Quarto, Bruix-i, Gloucester-i ; një varkë, duke pasur në bord Esat Pashën, guvernatorin e përgjithshëm të Durrësit, kryebashkiakun dhe komandantin holandez të xhandarmërisë niset në orën 2 e 05 minuta.

Varka mbretërore largohet nga Taurus-i në orën 2 e 40 minuta, ndërsa marinsat e anijeve në breg brohorasin dhe topat buçasin. Sovranët priten në breg nga Mexhit beu, trupi konsullor, përfaqësues të krahinave të ndryshme të Shqipërisë dhe nga oficerë të anijeve në port. Mexhit beu bën prezantimet.

Duke përshëndetur sovranët, në bordin e Taurus-it, Esat Pasha tha këto fjalë :

Unë jam i lumtur t’ju uroj mirëserardhjen. Ju do të jeni një Skënderbe i dytë. Të gjithë shqiptarët janë të bindur se ju do ta bëni Shqipërinë të madhe dhe se do të jeni babai ynë.

Gjatë mbrëmjes, orkestra italiane dha një koncert në sheshin e Marinës, i ndriçuar në mënyrë shkëlqyeshme, në prani të një turme të madhe. Pati një spektakël të madh fishekzjarresh. Delegacionet shqiptare marshuan në kopshtin mbretëror përpara sovranëve. U mbajtën disa fjalime. Grupe të mëdha demonstruesish marshonin në rrugët e qytetit, duke brohoritur me entuziazëm para konsullatave italiane dhe austro-hungareze. (Havas).

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME