Categories Kulture

Luan Rama pranë bustit të Sali Vranishtit: Patrioti që gjithë jetën ia kushtoi Shqipërisë

Drejtuesi politik i LSI në qarkun e Vlorës, Luan Rama, ka qenë sot në Vranisht të qytetit bregdetar, ku përveç takimit me banorët e asaj zone, ka nderuar edhe kujtimin e Sali Vranishtit pranë bustit të tij. Në një postim në Facebook, Luan Rama shkruan se ky luftëtar i madh i lirisë na përcjell kumtimin e gjakut të tij për të bërë çdo gjë për Shiqpërinë.

Postimi i plotë i Luan Ramës në Facebook:

Në Vranishin e historisë:
NDERIM DHE MIRËNJOHJE KAPEDAN SALI VRANISHTIT
Nuk mund të mos shkoja në Vranishtin me famë dhe lavdi gjaku e heroizmi në historinë tonë, për të nderuar kujtimin e kapedan Sali Vranishtit; luftëtarit të madh të lirisë dhe patriotit që gjithë jetën ia kushtoi Shqipërisë. Ndërsa qëndroj në heshtje pranë bustit të tij dhe e vështroj gjithë admirim e mirënjohje, ndjej që kapedanit të madh të Lumit të Vlorës ende i dhembin plagët. Po, po, ende i dhembin plagët! E njësoj si Laokoonti, që na sjell prej thellësisë së shpirtit klithmën e vet:
“ Mjaft, u lodha. Nga vërtitja juaj po më erren sytë,
nga rropama juaj veshët më gjëmojnë… Në pafshi ndonjë ditë të bëhem copëra
nga marazi, siç thonë, të plas, t’ia bëj “krak” jo kujtimet e Trojës, as gjarpërinjtë monstra, po indiferenca juaj do të bëhet shkak!”, edhe kapedan Sali Vranishti na përcjell kumtim e vet të gjakut, për të bërë çdo gjë për Shqipërinë. Duke nderuar kapedan Sali Vranishin, nuk mund të mos i bëj homazh edhe Maman Saliut, trimit dhe fisnikut të mirë që e jetoi gjithë jetën si partizan e që unë kam patur fatin e madh ta njoh, babait të dy miqve të mi, Gëzimit dhe Benit, që me dinjitet dhe ndershmëri nderojnë emrin e mirë të gjyshit dhe babait të tyre. Lavdi dhe nderim gjakut, sakrificave dhe atdhedashurisë së tyre!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME