Categories Kulture

Meta vlerëson librin e publicistit durrsak: Paraqet një vazhdë njohëse të realitetit të vlerave qytetare

Presidenti Ilir Meta mori sot pjesë në promovimin e librit “Vlerë e jetuar” të publicistit durrsak, Bashkim Kadiu.

Në mesazhin e tij, Presidenti thekson se libri i Kadiut i paraqet publikut një vazhdë njohëse të realitetit të vlerave qytetare durrsake nëpërmjet skalitjes së figurave të rëndësishme.

Mesazhi i Metës: E pranova me shumë kënaqësi ftesën për të marrë pjesë në promovimin e librit “Vlerë e jetuar” të autorit, Bashkim Kadiu, publicist dhe personalitet i njohur durrsak.

Ky libër i paraqet publikut një vazhdë njohëse të realitetit të vlerave qytetare durrsake nëpërmjet skalitjes së figurave të rëndësishme, që bëjnë pjesë në gardën e intelektualëve të qytetit, nga Jan Kukuzeli e Aleksandër Moisiu, tek figurat e shquara të rezistencës antifashiste si Mujo Ulqinaku, Vasil Laçi e Nako Spiru dhe deri tek personalitetet e kohëve tona, si historiani, shkrimtari dhe poligloti i paharruar Moikom Zeqo.

Shumë i lumtur, që në këtë ngjarje të rëndësishme artistike e kulturore për Durrësin, të isha në krah të Ada Spiru dhe Lorenc Goga, përfaqësues të dy familjeve të nderuara të Durrësit, por edhe dy të rinj të mirëarsimuar jashtë vendit, të cilët të gjithë kontributin e tyre intelektual kanë vendosur ta japin për zhvillimin dhe mbrojtjen e vlerave të qytetit të origjinës.

Shembulli i dhënë prej tyre duhet të frymëzojë të gjithë përfaqësuesit e familjeve të mëdha durrsake dhe shqiptare, intelektualët dhe brezin e ri, për të bashkuar energjitë dhe kapacitetet e tyre intelektuale për të ndaluar shpopullimin e Shqipërisë dhe rikthyer shpresën për një të ardhme më të mirë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME