Categories Kulture

Nëntor, por plazhi vazhdon ende në Himarë

Ditët e ngrohta me diell edhe në fillim të nëntorit kanë bërë që qytetarë të shumtë të drejtohen drejt plazheve të Himarës.

Kryetari i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, shprehet se “të mendosh që është muaji nëntor dhe plazhi ende vazhdon në Himarën tonë, raporton atsh. Dhe këtë e shijojnë më shume ata që nuk zgjodhën ditët me fluksin më të madh të pushuesve, pra as më shume e as më pak, këto ditë fanastike fillim nëntori”.

Kryetari Goro falënderon bizneset që nuk preferuan të çmontojnë strukturat e tyre dhe që vazhdojnë të besojne në një sezon që zgjat dhe shtrihet me frekuentim turistësh përgjatë gjithë vitit kalendarik.

Ai bën të ditur se së shpejti qeveria shqiptare dhe bashkia e Himarës do të ofrojnë dhe promovojnë paketën mbështetëse dedikuar këtyre bizneseve që sjellin në Himarë turistë për gjatë gjithë vitit, duke punuar me dedikim.

Himara me bukuritë natyrore dhe monumentet e trashëgimisë kulturore ka qenë ndër më të vizituarat nga grupet e turistëve vendas e të huaj. Turizmi në Himarë gjatë këtij viti është rritur me 20% krahasuar me një vit më parë.

Himara shquhet për plazhet e saj shumë të bukur, shumica me zalle, por edhe me rërë të bardhë e të imët. Spillea, është plazhi qendror i Himarës, me shumë vizitorë në verë, më tutje janë Prino, Potami, Filikuri, më në jug Llamani, Qeparoi, Borshi, brigjet e Piqernit (Buneci), Lukova dhe Kakomea.

Turisti në zonën e Himarës gjen det e qiell të pastër, brigje ranore të ngulura në shkëmb, objekte kulturore dhe historike, monumente të natyrës dhe një kulinari të veçantë detare. Himara është perla detare e Shqipërisë./atsh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME