Categories Kulture

Një “Amfiteatër” për Vlorën

Nga Sejmen Gjokoli

Edhe pse Vlora tani ka hapësira e mjedise të shumta e të lloj-llojshme për zhvillimin e aktiviteteve kulturore e sportive, ende nuk e ka një mjedis apo një hapësirë të volitshme apo multifunksionale që, kur nevoitet, të shndrohet lehtas e natyrshëm në një vend shfaqiesh të tipit amfiteatër natyror.

Të paktën edhe me njëmijë ulëse. Pesë vendvendosje më është dashur të ndroj në këto 12 vite të mbajtjes së Aulona Inter Folk Festival dhe ende nuk e ka gjetur “guri vendin”… Këtë diskutojmë sa herë me kolegë apo miq të mi të fushës së artit e kulturës në Vlorë, por edhe të tjerë që vijnë në këtë qytet për aktivitete. Në çdo lagje, në Izmir, do të gjeje nga një Amfiteatër të mirëfilltë me dy e tremijë vende edhe me podiumin e skenën të ngritur…

Kjo ndjesi më shtyu që, pas prezantimit të Projektit më të ri që u prezantua para dy ditësh në Vlorë me okeljon, ” Vlora Park” ose ” Parku i Shtëpisë së Pavarësisë” , një projekt që duket vërtet fantastik, të zhvilloja një komunikim me deputetin tonë, Damian Gjiknuri. U ndjeva mirë kur zoti Gjiknuri jo vetëm e mirëpriti me interes sygjerimin tim por edhe u angazhua për ta diskutuar me studion projektuese për një ndërhyrje apo përshtatje në projekt.

Është një rast fatlum që bashkë me një tjetër mjedis atraktiv, madje krejt të veçantë për nga bukuria, qytetit të Vlorës ti krijohet për të parën herë edhe një infrastrukturë multifunksionale në shërbim të aktiviteteve kulturore e artistike. E mirëpritur veçanërisht për festivalet folklorike të cilët kanë vendin e tyre të pa zëvëndësueshme në fushën e turizmit kulturor por edhe të zhvillimeve kulturore ndërkombëtare si pjesë e axhendës integruese europiane.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME