Categories Kulture

Post festivali “ Netët e Bejkës bardhë” edicioni i tretë, për dy ditë morrën pjesë rreth 300 artista polifonë ,Grupi Bolenës fiton vendin e parë

Post festivali “ Netët e Bejkës bardhë” edicioni i tretë.  Ashtu si pas një dasme bëheshin bilancet edhe pas festivalit ( kësaj dasme mbarë kombëtare) duhet thënë dy fjalë për të informuar publikën, polifonët ,specialistët dhe analistët e folklorit.

Në këtë festival që u zhvillua për dy netë dhe një drekë morrën pjesë rreth 300 artista polifonë, përshëndetës dhe profesionistë. Vetëm të dy asamblet e këngëve dhe valleve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë ishin rreth 60 vet.

Sipas bashkive morrën pjesë: Bashkia Himarë Piluri përshëndetës, Kuçi, Bolena dhe Vranishti Bashkia Vlorë Asambli Çipini, Bilbili, Vatra labe dhe gr” Pavarsia” Bashkia Selenicë. Grupi i Vajzës, Romësi dhe Sevasteri Bashkia Mallakastër grupi “ Gjergj Arjaniti” Bashkia Memaliaj me grupin Memaliaj Bashkia Tepelenë me grupin “ Epirotët” dhe “ Thesaret labe” Bashkia Gjirokastër, Lunxhërin Fushëbardhën dhe gr” Argjiro” Bashkia Delvinë me gr “ Kaonët” Bashkia Sarandë me gr e Sarandës Përshëndetës ishte grupii “ Zëri i traditës” nga Patra e Greqisë Përshëndetën indivitët: Zeqo Hocha nga Kallarati ,Lavdosh Sherraj nga Dhërmiu, Parashqevi Hallkoj Çipa me Muharem Ramën, vajza e vogël nga Piluri me recitim Artemisa Mërkuri dhe aktori i madh shqiptar Bujar Asqeriu ( Nderi i kombit) Ndjehem shumë krenar për këtë manifestim kulturor tradicional që u zhvillua për tre ditë e netë në vëndlindjen dhe vendbanimin tonë të dashur në Pilur , duke realizuar në një mënyrë publike edhe amanetin e Lefter Çipës, Qirjako Balës, Vangjel Gjiçalit, Sofo Gërdhuqit, Foto( Jako) Mërkurit dhe Mikut të Pilurit dhe disa herë pjestarë të grupit të Pilurit, Hyso Xhaferit .

Morrën pjesë disa personalitete të artit dhe kulturës shqiptare, deputet e ish deputet, prefektë, kryetar qarku, kryetarë bashkisë dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Republikën e Shqipërisë zoti Skënder Durmishi Dukuria e këtij festivali nuk ishte vetëm masivizimi( duhet theksuar se shumë grupe të tjera donin të merrnin pjesë por për arsye akomodimi dhe financiare nuk mund të ishin prezent) por cilësia e lartë e këtij festivali, ku të gjithë u ndodhëm para sfidave artistike shumë emocionale sa padashur u bëmë tifoza të grupeve dhe individëve të ndryshëm.

Po ashtu grupi përshëndetës “ Zëri i traditës” tregoi një nivel të lartë artistik mjaft befasues Seroiziteti dhe korrektësia e grupeve ishte admiruese dhe na kujton ne organizatorëve se duhet të jemi më reflektues ndaj kërkesave të tyre Ambjenti natyral i sheshit të Pilurit dhe dekori festiv krijuan një kombinacion të mrekullueshëm dhe ekspresiv që të tërhiqte deri në orët e vona të natës duke tentuar të kapte mëngjezin pa gjumë Ushqimi i shijshëm dhe i bollshëm dhe muzika popullore pas konkurimit e mbushi sheshin me valltarë dhe këngëtarë aq sa shumë të moshuar banorë të fashatit e harruan moshën,.

Por krahas aritjeve u ndodhëm edhe para disa problemeve që kërkojnë zgjidhje në të ardhmen.

1-Podiumi i lapidarit edhe pse u zgjerua nuk e përballonte dot gjithë atë fluks artistash e sidomos vallet.

Ngelet që ai të zgjerohet në të ardhmen me konstrukt murri e guri dhe të jetë i përhershëm

2 – Dihet që Piluri është pikëgrumbullimi i erërave dhe sidomos asaj të veriut( murrërit) dhe e dëmton cilësinë e festivalit. Për këtë na ngelet detyrë që sknografinë ta ngremë edhe në funksion të mbrojtjes nga kjo erë

3 -Rruga lidhëse me aksin Kuç-Qeparo duhet patjetër të zgjerohet dhe asfaltohet se është më e shkurtra për në Pilur dhe ka prurje të shumta.

Duke falënderuar edhe kryetarin e fshatit për mbështetjen që na dha për këtë aktivitet, banorët e fshatit, lokalet në qëndër më lejoni që të bëjë edhe një falënderim të veçantë për kryetarin e bashkisë Himarë, zotin Jorgo Goro, kryetarin e këshillit të bashkisë , Dhimitër Kapaj, deputetin e qsrkut Vlorë Arben Ahmetaj, Vullnet Sinaj( i cili nuk ka munguar asnjë herë në këtë aktivitet) dhe në mënyrë të veçantë deputetin Laert Duraj si ideator dhe mbeshtetës i këtij festivali .

Dua të falënderoj gjithë asamblin “ Bejkë e bardhë” për kontributin dhe mbeshtetjen që jep dhe në mënyrë të veçantë Ermioni Mërkurin, Vasillo Kokën, Zaharrulla Kokën dhe Piro Mërkurin.

Falënderoj gjithashtu nipin tim Aleksandër Çipën për krejt mbështetjen dhe ndihmesën e pakursyer natën dhe ditën për mbarëvajtjen e këtij festivali .

Falënderimi u fundit është për familjen time e cila priti dhe përcolli jo vetëm mysafirë të shumtë por edhe të gjitha shqetsimet e mia.

Të nderuar bashkëfshatarë, polifonë, specialistë këngëdashës dhe kushdo tjetër qofte pres mendime, sugjerime dhe vërejtje për këtë aktivitet mjaft të rëndësishëm, Ju faleminderit

Edhe nje falenderim per vellezerit “Kapaj” Muslli dhe Dhimiter kapaj Bolene, qe mundesuan realizimin e grupit bolene ne pjesemarrje ne festivalin e Netet e bejkes se bardhe Pilur.

Grupi Bolenës fiton vendin e parë, Lefter Çipa në festivalin e bejkës së bardhë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME