Categories Kulture, Turizëm

Rilindja urbane në Dhërmi, i rikthen shkëlqimin e munguar (Foto)

Dhërmiu, fshati i 30 kishave monument kulture të kategorisë së parë në bashkinë e Himarës dhe një ndër fshatrat më të bukur të jugut, po rilind falë investimeve që po kryhen. Rilindja Urbane në Dhërmi, po i jep këtij fshati një pamje të denjë për të mirëpritur turistët e shumtë por dhe banorëve një investim të munguar prej një dekade, si pjesë e programit qeverisës “100 fshatrat”.

Investimet në këtë zonë kanë për qëllim të rikthejë vlerat historike dhe kulturore të Dhërmiut dhe kthimin e tyre në produkt turistik të zonës, krahas plazheve të mrekullueshme. Kryeministri Edi Rama duke ndarë një album me foto ku shihet ndryshimi rrënjësor i Dhërmiut shprehet se, “deri dje i zhytur në zymtinë e harresës, sot Dhërmiu i vjetër po rinis të shkëlqejë, falë programit tonë të Rilindjes Urbane dhe një pune prej milingonash, gur pas guri e tjegull pas tjegulle”.

Projekti i ndërmarrë nga Qeveria Shqiptare dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit synon shndërrimin e Dhërmiut në një qendër autentike dhe atraktive jo vetëm për turizmin bregdetar, por edhe për zhvillimin e turizmit kulturor të zonës.  Dhërmiu në territorin e tij ruan mbi 40 objekte kulti, monumente historike si dhe natyrore. Gjurmët e gjetjeve arkeologjike dëshmojnë se jeta në këtë fshat i ka fillesat që në prehistori. Sot fshati Dhërmi dhe plazhet e mrekullueshme përreth tij presin turistë të shumtë, sidomos gjatë sezonit veror.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Turizëm

“Shqipëria princeshë e re e Lindjes”, Rama: Revista në aeroportin e Parisit mban emrin e Shqipërisë!

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa faqe të një reviste që gjendet në…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Brenda ishullit Sazan: Bunkerët dhe tunelet e Shqipërisë komuniste

Për shumëkënd ishulli Sazan në Vlorë të Shqipërisë ishte mister për dekada. Aty dihej se…

LEXO ME SHUME