Kulture

Shuhet një tjetër yll i kinematografisë shqiptare! Ndërron jetë aktori Pandi Siku

Ndahet nga jeta aktori i njohur Pandi Siku. Mësohet se Siku është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare, ndërsa vuante nga një sëmundje e rëndë.

Aktori ndërroi jetë në SHBA, ku jetonte që nga viti 2001.

Siku ishte pjesë e Teatrit Kombëtar derisa emigroi në SHBA, ndërsa ai ka interpretuar në shumë filma dhe në teatër. Mes këtyre filmave të njohur ishte dhe ‘Brazdat’ dhe ‘Njeriu me top’ në rolin e Pinxho Kapellës.

Profil i aktorit Pandi Siku

Lindi më 28 Korrik 1949 në Tiranë. U diplomua në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë në degën e dramës dhe me pas në vitin 1973 ai u bashkua trupës së Teatrit Popullore (sot Teatri Kombëtar) duke interprtuar mjaft role, kryesisht role të dyta.

Aktiviteti i tij  shtrihet në harkun kohor nga 1973 – 2001.

Në teatër deputimin e bëri  ne dramën  “Toka e jonë” dhe “Bashke me agimin”.

Me pas mund te përmendim edhe shume shfaqje te tjera teatrale si: Adlinin ne “Lumi i vdekur” ; Halimi “Pas provimit te fundit”; Arjani ne “Jeta e tjetrit”; Shpendi ne “Epoka para gjyqit” (1978), Bardhi ne Furrnalta (1979), “Besa e madhe”; “Karavidhet”; Rrema ne “Komunistet” (1981), Merkusi ne “Romeo dhe Zhuljeta” ; Valentini ne “Dy zoterinj nga Verona” (1990), “Nata e 12-te; Lucencio ne “Zbutja e kryeneces”; Kostandini ne “Kush e solli Doruntinen” ; Rexhepi ne “Besa”; Pjestar i korit ne “Quoa vadis”; Amnekofi ne “Absurditeti antik” etj.

Pas vitit 2001 u shkëput nga teatri dhe prej disa vitesh është larguar ne emigracion ne SH.B.A ku jeton me familjen e ku here pas heret merret edhe me teater

Ne film deputimin e ka që kur ishte student ne vitin 1971 ne moshën 22 vjeç, tek “Kur zbardhi nje dite”; Ne vitin 1973 do te jete ne rolin e protagonistit tek “Brazdat” me Ademin rol i cili do ta bej te njohur tek spektatori. Filmi i fundit është ne vitin 1999 tek “Flete te bardha”.

Ka ditur me profesionalizëm te ndërtoje tipa e karaktere, ngandonjëherë shpërthyes ne interpretime me batuta gazmore, si fshatarin, te riun atdhetare, punetorin, traktoristin, shoferin etj.

Në vitin 2001 ai u largua nga teatri dhe së bashku me familjen e tij u shpërngul në Shtetet e Bashkuara. në Illinois. Herë pas here viziton Shqipërine dhe ngadonjehere mund te ndodhet prezent në skenat e kryeqytetit.

FILMAT:
1971: Kur zbardhi një ditë
1973: Brazdat (Ademi)
1977: Njeriu me top (Adnan Pinxho)
1977: Një udhëtim i veshtire (Sokoli)
1978: Kur hidheshin themelet (Mani)
1979: Mysafiri
1984: Fushë e blerte, fushë e kuqe (Misto)
1984: Koha nuk pret (agjent sigurimi)
1987: Këmishët me dyllë (Koburja)
1988: Shpresa (Niko)
1988: Tre vetë kapërcejnë malin (Kico Zgurra)
1990: Fletë të bardha

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close