Kulture

Takim në sallën “Ismail Qemali Vlora” për krijimtarinë e autores së shquar vlonjate

Nga Bujar Leskaj

Zhvilluam sot në sallën “Ismail Qemali Vlora” në zyrat e Shtabit Qendror të PD Vlorë një takim vlerash letrare e atdhetare, takim për krijimtarinë e autores së shquar vlonjate, Mjeshtre e Madhe- akademike, znj. Vilhelme Vranari Haxhiraj (Vrana).

Në takim u fol për krijimtarinë e zonjës Vilhehme Vranari- Haxhiraj dhe u promovuan dy librat e saj të fundit: “Pa limit”- publicistikë dhe libri studimor “Autoktonia e Shqipërisë Jugore- Enigma e shekujve”. Të pranishëm ishin lexues, pedagogë të universitetit të Vlorës, Botuesi i gazetës “Naciona”, dr. Mujë Buçpapaj, miq të shkrimtares nga Vlora, Durrësi e Tirana, personalitete të jetës diplomatike, etj.

Botuesi Mujë Buçpapaj foli për “letërsinë e ndaluar”, për publicistikën e Vilhelme Vranarit dhe kontributin e saj si studiuese. Studiuesi Shpend Topollaj foli për poezinë e autores dhe vlerat e saj si intelektuale e atdhetare. Edhe studiuesi Kadri Savelli foli për krijimtarinë e autores. Pedagogia, Alta Haluci, një prej organizatoreve të aktivitetit foli për vlerat letrare e gjuhësore të krijimtarisë së autores.

Dy anëtare të FRPD Vlorë, Ester Sharra dhe Ermela Braha recituan poezi të Vilhelme Vranari Haxhirajt. Emocion përcolli recitimi nipit të autores, vogëlushit, i cili përshëndeti të pranishmit në promovim duke recituar një poezi.

Në fjalën time përmbyllëse vlerësova autoren për gjithë kontributin e saj në fushën e letrave shqip, për risinë që ajo solli me krijimtarinë e saj, për paraqitjen artistike të vuajtjeve të shqiptarëve në diktaturë. Falenderova të pranishmit dhe autoren për organizimin dhe pjesëmarrjen në një aktivitet të tillë me vlera të paçmuara letrare e atdhetare. Takime të tilla na nderojnë si PD dhe e pasurojnë fushatën tonë me ato vlera qytetare e pozitiviste që partia jonë përçon. Autorja pasi falenderoi pjesëmarrësit dhuroi libra me autograf.

 

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: