Kulture

‘Të vetmet pasuri që kishin shqiptarët ishin patriotizmi dhe mençuria e tyre’

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 6 Nëntor 2021

Revista “The New Statesman” ka botuar, me 5 mars 1921, në faqen n°641, letrën e atdhetarit, shkrimtarit, diplomatit dhe politikanit shqiptar, z. Mit’hat Frashëri, i njohur ndryshe me pseudonimin e Lumo Skëndos, në lidhje me njohjen e Shqipërisë, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar.

Burimi : The New Statesman, 5 mars 1921, f.641

Botuesit të “The New Statesman” :

Zotëri, — Do të jem mirënjohës nëse gjeni hapësirë në faqen (revistën) tuaj për këtë letër, qëllimi i së cilës është të japë një ide të qartë të situatës aktuale në Shqipëri.

Burimi : The New Statesman, 5 mars 1921, f.641

Përpjekjet madhështore të shqiptarëve për lirinë e tyre gjetën një simpati të madhe në Lidhjen e Kombeve (Gjenevë), dhe Shqipëria, e gjykuar më pas se zotëronte të gjitha kualifikimet e nevojshme, u pranua në Lidhje (17 dhjetor 1920).

Si mirënjohje e punës së deritanishme për këtë popull të vogël pritet që të respektohen kufijtë e vitit 1913, kufij të cilët serbët i kanë shkelur që nga viti 1918 dhe brenda të cilëve gjatë gushtit dhe shtatorit të kaluar kanë shkatërruar 140 fshatra. Grekët gjithashtu kanë shkelur kufijtë në lindje të Korçës.

Qeveria e sotme e Shqipërisë, e cila në fakt ekziston prej një viti, u formua nga Kongresi i mbajtur në Lushnje, më 25 janar 1920. Në atë datë vendi ishte nën pushtimin e huaj : Shkodra ishte pushtuar nga trupat ndërkombëtare, ndërsa Korça ishte e pushtuar nga francezët dhe drejtohej nga një administratë franko-shqiptare; pjesa tjetër e vendit ishte pushtuar nga italianët dhe Vlora, Tepelena, Gjirokastra pretendoheshin nga ta si pronë e tyre. Në fillim shqiptarët nuk kishin as financa, as ushtri, as xhandarmëri; dhe nuk kishin as mbështetjen e ndonjë fuqie të huaj. Të vetmet pasuri që kishin ishin patriotizmi dhe mençuria e tyre. I gjithë vendi (territori) i vitit 1913 është aktualisht në duart e autoriteteve shqiptare; Shkodra, Korça, Gjirokastra, Tepelena dhe në fund Vlora janë nën udhëheqjen e Qeverisë Kombëtare. Sipas marrëveshjes së Tiranës, 2 gusht 1920, Italia ka tërhequr të gjitha pretendimet e saj ndaj Shqipërisë, duke njohur sovranitetin dhe pavarësinë e saj.

Për sa i përket njohjes zyrtare të qeverisë shqiptare, hezitimi i Fuqive për këtë çështje është i vështirë për t’u kuptuar, pasi Fuqitë e Mëdha dhe të Vogla e kanë njohur tashmë Shqipërinë në vitin 1913 dhe kanë pasur me të marrëdhënie të rregullta diplomatike nëpërmjet përfaqësuesve të tyre të akredituar. Tani mbetet vetëm çështja e rifillimit të marrëdhënieve diplomatike që u ndërprenë gjatë luftës së madhe; ne shpresojmë që kjo të bëhet së shpejti. — I juaji, etj., Hotel Cecil, Londër 25 shkurt Lumo SKENDO

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: