Categories Kulture, Turizëm

Vlora një dashuri e vjetër dhe e re, qyteti që bart plot histori

Vlora një dashuri e vjetër dhe e re. Një qytet që gumëzhin dhe që bart plot histori, vjen këtë verë, si një destinacion pushimesh i prekshëm për të gjithë. Brigje te bukur, det te kristale dhe pak me tutje, freski mali, te gjithe keto, i gjeni ne Vlore, me lire se kurdohere tjeter. Pandemia i riktheu qytetit, pushuesit vendas dhe shqiptaret e trojeve shqiptare, në Kosovë e Maqedoni.

Kushtet e reja kanë diktuar rregulla specifike, për të cilat pak vend ka për të negociuar. Inspektoriati Shteteror Shendetesor dhe Policia e Shetit monitorojnë pa pushim respektimin e protokolleve anti-covid. Vemëndeje më e madhe përqëndrohet te respektimi i protokolleve të sigurisë dhe subjektete që ofrojnë shërbime monitorohen nga autoritetet.
E zhurmshme, në këtë peridhë me mijëra pushues që mbushin mbrëmjes Lungomaren, Vlora, kërkon një shërbim të përforcuar edhe nga Policia. Të cilët sikurse gjatë ditës në plazh, mbremjeve patrullojnë për të garantuar rendin.
Përgjatë Lungomares, ka pushues, ndonëse jo aq të shumtë në numër si vitet e tjera, por ata që vijnë rikthehen çdo herë në Vlorë.

Kërkesat më të larta vijojnë të jenë atraksionet turistike me skaf ose me anije drejt Karaburunit dhe Sazanit, duke shijuar bukurite e natyrës së virgjer në brigjet e tyre. Me qindra persona çdo ditë lënë Portin e Vlorës dhe vendin e posaçëm për mjetet e vogla lundruese. Xhino, një menaxher i ri, thotë se këtë sezon veror, këto destinacione janë të prekshme me çmime shumë të favorshme.
E ndërkaq, vija bregdetare e Vlorës, ofron plazhe të dedikuara si për të rinjtë, mbushur me aventuara e adrenaline, ashtu edhe për familjarët me fëmijët e vegjël. Vendi i preferuar i të cilëve mbetet kryesisht Orikumi. Ky sezon në kushtet e pandemisë, do të mbetet i veçantë, ndaj dhe lutja e kryebashkiakut të Vlorës, është një ftesë për të pushuar në Vlorë!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Turizëm

“Shqipëria princeshë e re e Lindjes”, Rama: Revista në aeroportin e Parisit mban emrin e Shqipërisë!

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa faqe të një reviste që gjendet në…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Brenda ishullit Sazan: Bunkerët dhe tunelet e Shqipërisë komuniste

Për shumëkënd ishulli Sazan në Vlorë të Shqipërisë ishte mister për dekada. Aty dihej se…

LEXO ME SHUME