fbpx
Kulture

Vlorë, Artizanët e qytetit në një bashkëbisedim miqësor

Nga Vilma Bello Fillimtetor i nisur me disa artizanë të qytetit, Avenirin, Axhiun, Axhemin, Kujtimin, Vladimirin dhe Faslliun, të mirëpritur nga Aveniri te “Dy Kitarat”, vendi i veçantë ku flitet me gjuhën e pasionit artistik për të bërë dhe dhuruar art.

Bashkë me Orgestin, drejtorin e DRTK-së Vlorë dhe Sejmenin, njeriun që prej pasionit të tij të përhershëm ka bërë bashkë artizanët e këtij qyteti, diskutuam jo vetëm për veçantinë e punimeve artizanale, por dhe mbi sfidat dhe vështirësitë e tyre. Ata tregojnë plot pasion përkushtimin e tyre për ta promovuar çdo ditë artin artizanal, si një vijimësi e gjithçkaje të trashëguar ndër breza, si pasuri e çmuar që tregon vlerat, kulturën dhe identitetin tonë kombëtar.

Bashkëbisedimi miqësor u ndal edhe në vendosmërinë dhe përkushtimin për të kërkuar nga pushteti vendor krijimin e hapësirës së dedikuar për artizanët, për këtë kategori krijuesish, ku të mund të prezantojnë edhe më mirë dhe tregtojnë gjatē sezonit turistik punimet e tyre të realizuara në dru, gur, metal, tezgjah, alabastër, punime në mozaik, punime suvenire dhe me guacka.

Bashkëpunimi mes DRTK-së dhe zyrës përgjegjëse për Kulturën e Turizmin në Bashkinë Vlorë do të krijojë më tepër hapësirë për artizanët e qytetit tonë, sipas kalendarëve të parashikuar. Ndryshimet e mëdha dhe përmirësimi në vazhdimësi i infrastrukturës së qytetit një mundësi më shumë që edhe mjeshtrat dhe zejtarët vlonjatë të shpërfaqin talentin e tyre, pse jo edhe si një aset kulturor trashëgimie e turistik.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button