Categories Kulture

Zbulohen mure të hershme në kishën e Balldresë, historiani: Tregojnë vendbanime të lashta

Punimet që po kryhen në restaurimin e kishës së “Shën Premtes” në Balldre të Lezhës kanë nxjerrë në drita disa struktura murale. Muret e vjetër janë zbuluar në anën veriore të kishës, gjatë hapjes së një kanali për disiplinimin e ujërave dhe menjëherë punimet janë ndërprerë. Historiani Paulin Zefi thotë se këto mure tregojnë për vendbanimin të hershëm në këtë zonë, ndërsa ende nuk dihet se cilës periudhë i përkasin, gjë e cila pritet të qartësohet me ardhjen e ekspertëve të fushës.

“Nuk e dimë se cilit shekull i përkasin. Akoma nuk janë datuar. Presim që të vijnë ekspertët e fushës dhe të shohim se kujt perjudhë i datojnë. Muret janë të pa prekura, të pa dëmtuara. Normalisht nuk janë prekur strukturat që kanë dalë në dritë. Unë mendoj se janë ndërtuar paralelisht me kishën, në shekullin e 13, 14 ndoshta edhe në shekullin e 15-të. Këtu kemi dhe një varr pa inventor. Janë gjetur edhe disa fragmente eshtrash. Është lënë ashtu siç është zbuluar. Nuk e dimë nëse janë lidhur me kishën apo janë ndërtesa ët veçanta.   Ka vlera të veçanta arkeologjike. Ja shton më tepër vlerën kishës.” ka thënë historiani Paulin Zefi.    dwss

Kisha, monument kulture e cila i përket shekullit të 12 po restaurohet plotësisht me qëllim që të bëhet një aset historik i vizitueshëm.

“Kemi ndërhyrë në mënyrë jashtëzakonisht të thellë duke bërë rindërtime, restaurime. Gjatë përpjekjeve për të punuar janë zbuluar gjurmë të tjera të afreskeve nëpër mur të cilat duken se janë të shpërndara dhe kemi stopuar punën sepse presim që këto ditë ekspertë të kësaj fushe të vijnë dhe me kujdes të madh të zbulojmë çfarë mrekullie do të na dale në brendësi të kishës. Bëhet fjalë për muret anash. Kjo na bën që të mendojmë se ky objekt si I tillë është një objekt I rrallë për kulturën shqiptare.” tha Nike Ukgjini, Famullitar i Kukelit

Edhe më herët gjatë punimeve restauruese në këtë kishë kanë dalë në dritë dhe disa afreske të cilat mbartin vlera të jashtëzakonshme historike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME