Categories Lajme

Kumbaro: Gati projekti teknik për ndërtimin e urës së re, në Kaludh të Përmetit

Bashkia e Përmetit ka bërë gati projektin teknik dhe qeveria, përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit do të investojë për ndërtimin e urës së re në fshatin Kaludh.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro publikoi sot në rrjetet sociale foto të urës ekzistuese dhe projektin teknik të urës së re.

“Fshati Kaludh ndodhet në Përmet, i ndarë në mes nga lumi Vjosa. Ndodh shpesh që fermerët kanë shtëpitë në një anë e fermën në anën tjetër. Varrezat e fshatit në një anë e jetën e përditshme në anën tjetër. Pasarela që lidh dy gjysmat e fshatit varur mbi lumin e egër të Vjosës, ndonëse mirëmbahet nga bashkia, është konsumuar shumë dhe kërkesa e kahershme e banorëve për një urë të re është më se e justifikuar”, shkroi Kumbaro.

“Ne e mbajtëm premtimin që u dhamë”, tha Kumbaro, teksa shtoi se, shumë investime janë bërë në ujësjellës e rrugë rurale, por prapë ka ende shumë nevoja të tjera në fshatrat e qarkut të Gjirokastrës për të përmirësuar infrastrukturën e fshatrave në një qark shumë të shtrirë e të thepisur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME