Prej kohësh këngëtarja Loredana Zefi ka qenë kryefjala e mediave, pas akuzave të bëra së fundmi ndaj saj.
Kujtojmë këtu se Zefi u arrestua para disa ditësh nga policia e Luzernit. Lajmi u bërë i ditur nga media “20 minuten”, e cila ka shpalosur historinë dhe akuzat që rëndojnë mbi Loredanën.
Por pak orë pas lajmit të bujshëm u mor vesh gjithashtu se Loredana Zefi u lirua po atë mbrëmje që u arrestua pasi u mor në pyetje nga policia.
Loredana akuzohet për vjedhjen e 700 mijë frangave, ku është shtirur edhe si vajza e një avokati të njohur zvicerian.
Ndërsa së fundmi ka qenë kunati i Loredanës, Getinjo ai që ka lënë të nënkuptohet se ai dhe vëllai i tij, por edhe kunata e tij çdo gjë që kanë e kanë fituar me djersë.
I akuzuar për mashtrim është edhe vetë Getinjo mamaja e Loredanës. Por, ai ka postuar një foto ku shihen dy makina të tipit ‘Mercedes’, njëra e tij dhe tjetra e vëllait Mozzik.
Ai ka shkruar:
“MashAllah krejt me djersë.”

