Categories Lajme

“Kunatën investitore strategjike”, Shehaj i kërkoi dorëheqjen, Xhaçka: S’kam përfituar as një cm tokë nga shteti

Deputeti Agron Shehaj kërkoi sot dorëheqjen e ministres së Jashtme Olta Xhaçka, pasi sipas tij ka përfituar statusin e investitorit strategjik (përmes bashkëshortit) në konflikt të hapur interesi si ministre e kabinetit qeveritar. Agron Shehaj nga foltorja e Kuvendit ka akuzuar ministren e Jashtme, Olta Xhaçka se ka përfituar prona shtetërore për familjen e saj.

“Sa sipërmarrës shqiptarë ka me prona në bregdet që do të ëndërronin të kishin lehtësia të investitorit strategjik. Kush e meriton më shumë, këta sipërmarrës, apo ministrja aktiviste që nuk kishte punuar një ditë përpara se të hynte në politikë. Xhaçka duhet të japë dorëheqjen. Ky është vetëm një rast. Të rinjve shqiptarëve u mohohet e drejta për të konkurruar”, tha Agron Shehaj.

Kaq mjaftoi që të reagonte ministrja, e cila hodhi poshtë akuzat, ndërsa iu kthye Shehajt se ky i fundit nuk përfaqësonte opozitën. Ajo tha se familja e saj nuk ka përfituar asnjë cm nga shteti.

“Për hir të së vërtetës ju mëshiroj. Juve ju ka humbur teksti në politikë dhe kapeni pas kauzave që iu ka ikur uji fare, ose janë palaçollëqe. Është fatkeqësi e madhe që opozita përfaqësohet nga njerëz si ti. Njerëz si ti nuk dinë ta bëjnë, nuk kanë nivel dhe nuk diskutojnë. Të vish të flasësh paçavure, për ministren e Jashtme, për familjarët e mi të cilët kanë që në 91 qe merren me biznes. Nuk i pasurova unë. Nuk ka lidhje statuti i investitorit strategjik për dikë që është në pronë të vetë dhe që nuk ka përfituar asnjë cm nga shteti. Mos i prekni këto çështje pa nivel, pa kuptuar dhe pa studiuar ato”, tha  Xhaçka.TPZ

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME