Categories Lajme

Kundër-ofensiva/ Ushtria ukrainase rimerr një fshat kyç në rajonin e Donetskut: Yampil është i yni

“Yampil është i yni,” tha një ushtar në një video të shkurtër të postuar nga trupat ukrainase.

Ndërkohë Vladimir Putin pritet ju drejtua sot kombit për një fjalim madhor, përmes të cilit shpalli  aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës, ku u zhvilluan referendum 5 ditore, të cilat janë përshkruar si një ‘farsë” nga perëndimi.

Fjalën e tij voluminoze, Putini e mbajti në një ceremoni në Pallatin presidencial në Kremlin, ku të pranishëm ishinedhe liderët e instaluar nga Moska të katër rajoneve që Rusia kërkon ti zyrtarizojë si pjesë të saj: Donjecku, Luhansku, Zaporizhia dhe Khersoni.

Ky event vjen gjithashtu nëntë ditë pas fjalimit të tij të regjistruar paraprakisht, përmes të cilit njoftoi mobilizimin e pjesshëm ushtarak, që ka nxitur një valë të madhe protestash në vend, si një ;argim masiv të të rinjve rusë.

Shtetet e Bashkuara e bënë të qartë se nuk do ta njohin kurrë këtë aneksim. Anthony Blinken në Uashington tha se referendumet e mbështetura nga Rusia në Ukrainë, rezultatet e të cilave po shfrytëzohen nga Moska për të justifikuar aneksimin e territorit ukrainas, ishin një tentativë për grabitje toke që është e paligjshme dhe shkel ligjin ndërkombëtar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME