Categories Lajme

Kur deti “nxehet” me tokën…, çfarë ndodh në Durrës

Vija bregdetare e Durrësit vijon të pësojë ndryshime si pasojë e përparimit të detit drejt tokës, po dhe ndërhyrjeve pa kriter të njeriut për të përfituar terrene të reja duke u futur në det.

Top Channel nga Durrësi raporton se në veri të qytetit bregdetar brezi i rërës është ngushtuar ndjeshëm e në disa pjesë madje as nuk ekziston më. Deti ka përparuar shumë duke iu afruar rrugës automobilistike. Në Porto Romano e Bisht Pallë, bunkerët që dikur qëndronin disa metra larg vijës së ujit, tashmë janë nën pushtetin e tij. Si pasojë e veprimtarisë gërryese të detit, pavarësisht dallgëthyeseve të vendosura në dy krahët e saj, rruga e Bishtit të Pallës është dëmtuar e vazhdon të dëmtohet.

Aktiviteti human përmes ndërtimeve e ndërhyrjeve pa kriter, si dhe degradimi i bimësisë në zonat përreth, i kanë dhënë përparësi erozionit, i cili nëse nuk merren masat e duhura rrezikon seriozisht zhvillimin dhe të ardhmen e turizmit përgjatë brigjeve të Adriatikut.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME