Categories Lajme, Turizëm

Kur do hapen kufijtë tokësor? Ahmetaj: Sektori i turizmit merr shumë shpejt sqarimin e duhur

Cfarë do ndodhë me turizmin? Kur do hiqet karantina dhe a do hapen të paktën kufijtë tokësor që të mund të vijnë turistë nga jashtë? Këtyre pyetjeve iu përgjigj këtë mbrëmje në emisionin “Real Story”, në News 24, ministri Arben Ahmetaj. Ai tha se brenda të hënës qeveria do iu ketë kthyer përgigje për pyetjet që ata kanë sot.

“Turizmi nuk kërkon paketë të tretë, sektori u furnizua me subvencion, iu spostua pagesa e taksës deri në 31 dhjetor, e treta brenda sektorit të garancisë është sektor prioritar. Turizmi ka nevojë për një gjë tjetër parashikueshmëri dhe siguri, e kam fjalën për hapjen. Sa për sigurinë duhet të jetë vetë actor. Ne kemi detyrë si qeveri maksimumi deri të hënën të jemi të qartë”,- tha Ahmetaj.

Sipas tij, “Turizmi sot kërkon qartësi. Unë I kam kërkuar si koleg edhe ministrit Klosi, që deri të hënën dhe të martën duhet ta qartësojmë punën me turzimin. Cilët kufinj hapen dhe kur? Nëse trafiku ajror do jetë në ngërc, ne kemi kufijtë tokësorë.

Kur e hapim kufirin me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut?. Cilët janë vendet që na vijnë më shumë për turizëm, protokolli që do ndiqet dhe sa kohë para duhet t’ja themi këto që sektori të përgatititet? Ia kemi borxh sektorit këto, ia kemi borxh qartësimin. Ne nuk jemi duke vepruar ndryshe nga bota. Ne po i ndjekim protokollet mbase më mirë se ato”. (BalkanWeb)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME