Categories Lajme

Kur ia kishin harruar fare emrin/ Tajvani raporton rastin e parë me covid që nga prilli

Tajvani ka gjetur rastin e parë lokal të koronavirusit që nga prilli i këtij viti, bëri të ditur sot Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, duke i dhënë fund shtrirjes më të gjatë në botë pa infeksione vendore. Shteti ishull, të cilin Kina e sheh si një “provincë të shkëputur”, ka dëshmuar një shkallë të ulët infeksioni që nga shpërthimi dhe shumica e rasteve të raportuara kanë qenë të importuara nga jashtë.

Ministri i Shëndetësisë Chen Shih-chung tha se rasti lokal ishte në kontakt të ngushtë me një pilot të Zelandës së Re i cili ishte diagnostikuar me COVID-19 të dielën e kaluar. Është hera e parë që nga 12 prilli, pas një pauze prej 254 ditësh, që një rast i transmetuar në familje është raportuar në Tajvan. Rasti lokal është një grua në të 30-at e saj. Piloti i Zelandës së Re thuhet se ka qenë pjesë e një grupi prej tre pilotësh të avionëve kargo.

Autoritetet theksuan se piloti, në moshën 60-vjeçare, ka udhëtuar rreth Tajvanit verior nga 8 deri më 11 dhjetor. Bashkëpilotët e tij, një pilot tajvanez dhe një japonez mashkull, gjithashtu dolën pozitivë. Autoritetet po ashtu njoftuan tre raste të reja të martën, të gjitha nga Filipinet.Tajvani që nga fillimi i pandemisë ka raportuar 771 raste të koronavirusit, përfshirë katër vdêkje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME