Categories Showbiz

“Kur ike ti mua m’u shemb bota”, Ardit Gjebrea përlot me fjalët e zemrës për nënën: Sa shumë më mungon…(Foto)

Ardit Gjebrea ka kujtuar nënën e tij e cila është ndarë nga jeta pak kohë më parë. Ai shprehet se i mungon shumë ajo dhe ditën që u nda nga jeta iu shemb bota.

Por ai thekson se e ëma e tij është kudo me të në kujtime dhe se i mungon shumë.

Reagimi i plotë: Sa shpejt iku 1 vit mam, sa gjëra kanë ndodhur e po ndodhin mam, a qesh ti me to? A mërzitesh ti? A nuk më tregon pak se çfarë bëhet aty ku jeton ti? A takohen me njëri tjetrin ata që nuk janë më dhe a qeshin me të kotat e zënkave, apo janë penduar për mëkatet që kanë lënë mbi tokë dhe do donin t’i çbënin?
Kur ike ti mua m’u shemb bota, shtëpia nuk është njësoj. Nuk ka ditë që kur dal nga shtëpia kthej kokën aty, tek koridori ku ti më thua: mirupafshim dhe më puth me dorë dhe çdo ditë unë aty të kam, duke ma bekuar ditën. Je aty mam, je kudo, çdo ditë… dhe prapë më mungon, sa shumë më mungon…

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME