Categories Lajme

Kura e re e trajtimit të kancerit, rrit shanset për jetën

Një kurë e re mund të përmirësojë ndjeshëm probabilitetin e shpresës për mbijetesë të grave nën moshën 60 vjeç të prekura nga kanceri i gjirit, njoftuan të shtunën një grup hulumtuesish në Çikago, gjatë prezantimit të rezultateve të një testi klinik ndërkombëtar.

Ky hulumtim tregon se shpresa është një molekulë (ribociclib) që, po t’i shtohet terapisë standarte të endokrinës, shton në mënyrë domethënëse mundësinë e shërimit përfundimtar.

Shkalla e vdekshmërisë tek pacientet të cilat u kuruan me këtë trajtim ishte 29% më e ulët se ato që morën vetëm trajtimin me placebo, sipas rezultateve të paraqitura në konferencën vjetore të Shoqatës Amerikane të Onkologjisë Klinike (ASCO) e cila bëri bashkë këtë fundjavë specialistë ndërkombëtarë të sëmundjes së kancerit.

Studimi kishte në fokus paciente që vuajnë nga kanceri i gjirit që kanë ndikim të drejtpërdrejtë nga hormonet, që përbëjnë dy të tretat e të gjitha rasteve të kancerit të gjirit tek gratë para menopauzës, sqaron për median autorja kryesore e hulumtimeve, Sara Hurvitz.

Këta pacientë marrin zakonisht trajtime që kanë si qëllim për të penguar prodhimin e estrogjenit.

Një gjë e tillë u evidentua nga studimi i fazës së tretë “MONALEESA-7, testuar në 672 paciente të cilët po kuroheshin prej tre vitesh.

Pas 42 muajsh trajtime, mundësia për mbijetesë ishte 70% për gratë e trajtuara me ilaçin dhe terapia standarte 46%, për ato që merrnin vetëm kurën standarde.

“Kanceri i avancuar i gjirit shpjegoi eksperti i Asco, Harold Burstein mund të jetë shumë agresiv dhe është arsyeja kryesore e vdekshmërisë nga kanceri tek gratë nga mosha 20 në 59 vjeç.

Ndaj është shumë inkurajuese të shohësh një lloj terapie që rrit ndjeshëm mundësinë e mbijetesës tek gratë në moshë të re.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen dy persona në Lezhë

Dy persona janë arrestuar në Lezhë pas hetimeve për zbardhjen e disa rasteve të vjedhjeve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë brenda banesës së tij 70 vjeçari

70 vjeçari është gjetur i pajetë në banesën e tij në Tiranë, në zonën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zgjodhi një jetë të re larg trafikut të drogës, banda tenton të vrasë 25-vjeçarin shqiptar në Itali!

Ishte një tentativë vrasjeje me armë zjarri që tronditi Miranon në mbrëmjen e 1 korrikut.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria goditet nga dy tërmete në orët e para të mëngjesit, ja ku ishte epiqendra

Dy tërmete me magnitudë 3.9 dhe 2.0 të shkallës Rihter u regjistruan ditën e sotme…

LEXO ME SHUME