Categories Kuriozitete

60-vjeçaret që sfidojnë moshën dhe praktikojnë baletin

Një grup zonjash të moshuara  në Kinë kanë sfiduar kohën për pasonin e tyre të fëmijërisë, baletin klasik. Ato janë bërë bashkë dhe praktikojnë prej vitesh kërcimin, që i bën të ndjehen të lumtura dhe në harmoni me jetën e tyre. Këto zonja elegante në qytetin Shenyang kanë sfiduar moshën fizike për pasionin e tyre për kërcimin. Afërsisht në të gjashtëdhjetat, ato bëjnë pjesë në atë që e quajnë grupi i baletit të gjysheve. Edhe pse nuk kanë praktikuar më parë balet ato ndajnë të njëjtin pasion për kërcimin klasik.

Grupi që nga krijimi është shtuar çdo ditë e më shumë, duke u dyfishuar në dekadën e fundit. “Baleti ka qenë ëndrra jonë e fëmijërisë. Kemi parë balerina profesioniste të përforcojmë kur ne ishim të reja, por në atë kohë nuk kemi pasur mundësi të praktikohemi. Tani që jemi në pension kemi më shumë kohë për të shijuar kërcimin,” u shpreh drejtuesja e grupit Ëang Fengxia.

Ndërsa një prej anëtareve tha: “Së pari, baleti na lejon të jemi të lumtura. Së dyti, na ndihmon të kemi një formë të mirë trupi. Përveç kësaj, na mundëson të jemi më të këndshme dhe të sigurta, dhe jeta jonë familjare është bërë më harmonike,” Koreografitë që praktikojnë këto zonja janë një ndërthurje mes baletit tradicional, kërcimit modern dhe atij folk. Gjyshet balerina kanë performuar madje edhe në skenën botërore të Vienës në janar të 2011. Ato përcjellin një mesazh domethënës, se “këmbëngulja është faktori mbizotërues, për të moshuarit dhe të rinjtë, kur bëhet fjalë për arritjen e qëllimeve dhe zhvillimin e potencialit tuaj”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 26 Prill 2024

Dashi Gabime të vogla mund të zgjidhen lehtësisht, ndaj mos u përfshini nga paniku në…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 25 Prill 2024

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete me e bukur gjate kësaj dite. Do i jepni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Martë, 23 Prill 2024

Dashi Mundohuni të jeni krijues dhe të frytshëm, në mënyrë që të gjeni gjallërinë që…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Sot Dita e Tokës, një ngjarje ndërkombëtare që festohet në të gjithë botën, pse është i rëndësishëm ndërgjegjësimi qytetar

Sot është Dita e Tokës, një ngjarje ndërkombëtare që festohet në të gjithë botën për…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

“Kur e hapëm varrin e Enver Hoxhës në prezencën e familjes së tij, në pjesën e barkut gjetëm një copë letër dhe…”/ Dëshmia se ç’ ndodhi në mesnatën e 2 -3 majit ’92 dhe pse iku ish-konstruktori i varrit?!

Nga Prof. Dr. Bardhyl Çipi Zhvarrimi i kufomës së Enver Hoxhës Në ekzaminimet mjekoligjore një…

LEXO ME SHUME