Categories Sport

Teuta “mund” Flamurtarin dhe ngjesh klasifikimin

Fitorja ndaj kampionëve në fuqi të Superligës, Partizanit nuk ka qënë aspak rastësi. Teuta e ka mbyllur me fitore vitin kalendarit 2019, teksa ka mposhtur në transfertë, Flamurtarin me shifrat 1-3.
Durrsakët fituan një duel “të nisur” prej ditës së djeshme, por shirat e shumta detyruan gjyqtarët që ndeshja të shtyhej. Me rikthimin në fushë, superioriteti i durrsakëve ishte tepër i lartë. Emiliano Vila i dha avantazhin pas gjysmë ore lojë.

Pas inkursioneve në dhomat e zhveshjeve, ishte sërish mesfushori që gjeti fundin e rrjetës, për t’i lënë më pas vend golit të Sherif Kallakut, i cili mbylli historinë në stadiumin “Flamurtari”. Goli i Ribaj pak sekonda para fundit kishte thjeshtë vlera statistikore, me vlonjatët që shpërdorojnë takimin e 11-të për të marrë pikë.
Ndërkaq, Teuta regjistron fitoren e dytë radhazi dhe ngjesh tabelën e klasifikimit. Pas 17 javëve, kreu mbahet nga Kukësi me 31 pikë, ndjekur nga Bylis me 30 dhe Tirana, Partizani e Teuta, që ndajnë vendin e tretë me 28 pikë.
Flamurtari mbyll klasifikimin me 6 pikë, duke iu afruar akoma dhe më shumë zbritjes një kategori më poshtë. Pozicionet e tjera janë: Laçi në të gjashtin me 25 pikë, ndjekur nga Vllaznia me 23, Skënderbeu 21 dhe Luftëtari me 11 pikë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME