Categories Lajme

Tabaku viziton bizneset: Ulja e taksave e shpëton vendin

Jorida Tabaku, ish-deputete e PD, ka theksuar sot se ulja e taksave do të shpëtojë vendin nga rënia e konsumit, varfëria dhe zhdukja e sipërmarrjes. Tabaku e përforcoi këtë mendim pas vizitës që kreu sot në disa biznese në Tiranë. “Vizita pranë bizneseve të Rrugës së Kavajës ishte sot një tjetër dëshmi e gjendjes së mjeruar të sipërmarrjes në vend,”– shkruan Tabaku në Facebook. “Në çdo biznes që u futëm për të biseduar, dëgjuam pesimizmin e tregtarëve. Konsumi ka rënë, taksat dhe tarifat kanë shteruar burimin e të ardhurave, tatimorët qarkullojnë biznes më biznes për t’u marrë edhe çfarë u ka mbetur. Nëse kjo është situata në arteriet kyç të Tiranës ajo çfarë ndodh në periferinë e varfëruar dhe të harruar është edhe më errët. Shqipëria po shndërrohet ngadalë në moçal sa i takon bizneseve. Ulja e taksave do të shpëtojë vendin nga rënia e konsumit, varfërimi dhe zhdukja e sipërmarrjes. Beteja për fiskalizimin është gjoba e fundit me kosto 1000 euro në kurriz të sipërmarrjes për interes të klientelës. Njësoj si PPP-të që po u marrin dhe gramin e fundit të të ardhurave shqiptarëve,”-përfundon postimin Tabaku.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME