Categories Kuriozitete

Burri gjen unazën e martesës në trupin e peshkut

Një zhytëse në brigjet e ishullit Norfolk të Australisë ka gjetur një unazë martese të humbur në det. Ajo ishte e vendosur rreth trupit të një peshku. Unaza e humbur i përkiste Nathan Reeves, i cili ishte duke notuar së bashku me gruan e tij Suzie Quintal.

Dyshja ishin duke vizituar familjen në ishullin e vogël dhe pas notit, Nathan kuptoi se i mungonte unaza e martesës. “Unë gjithmonë i them ta heq para se të shkojë për të notuar. Ai e humbi atë një ditë para përvjetorit tonë të dytë të martesës.”-tha gruaja e tij Suzie Quintal.

Por për fat të mirë një zhytëse nga ishulli shkoi për ta kërkuar dhe e gjeti unazën rreth trupit të një peshku.Susan Prior, një banore që drejton faqen në internet të shkëmbinjve nënujorë të ishullit, kishte dëgjuar për humbjen e unazës së Nathanit dhe ishte nisur vetë për të kërkuar unazën.

Ajo gjeti unazën të mbështjellë rreth trupit të një peshku dhe përdori rrjetet sociale për të njoftuar çiftin.Por problemi më i madh ishte se si unaza të hiqej pa dëmtuar peshkun. “Metali mund të hiqet vetëm duke kapur peshkun në një rrjetë dhe duke e hequr ngadalë pa e lënduar.’’ “Peshku duket se është mirë deri më tani, por ndërsa rritet, unaza do të pritet në të.” – tha Susan.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 26 Prill 2024

Dashi Gabime të vogla mund të zgjidhen lehtësisht, ndaj mos u përfshini nga paniku në…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 25 Prill 2024

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete me e bukur gjate kësaj dite. Do i jepni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Martë, 23 Prill 2024

Dashi Mundohuni të jeni krijues dhe të frytshëm, në mënyrë që të gjeni gjallërinë që…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Sot Dita e Tokës, një ngjarje ndërkombëtare që festohet në të gjithë botën, pse është i rëndësishëm ndërgjegjësimi qytetar

Sot është Dita e Tokës, një ngjarje ndërkombëtare që festohet në të gjithë botën për…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

“Kur e hapëm varrin e Enver Hoxhës në prezencën e familjes së tij, në pjesën e barkut gjetëm një copë letër dhe…”/ Dëshmia se ç’ ndodhi në mesnatën e 2 -3 majit ’92 dhe pse iku ish-konstruktori i varrit?!

Nga Prof. Dr. Bardhyl Çipi Zhvarrimi i kufomës së Enver Hoxhës Në ekzaminimet mjekoligjore një…

LEXO ME SHUME