Categories Politike

PD: Ja 9 provat që do ti bëjnë zgjedhjet të pavlefshme

Partia Demokratike paraqiti sot në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve provat që sipas saj faktojnë shkeljen e ligjit nga PS në atë masë sa zgjedhjet duhet të përsëriten në 9 qarqe.  Ekspertët e zgjedhjeve në selinë blu flasin për 9 fakte që sipas tyre tregojnë se ka pasur shkelje të ligjit dhe për këtë arsye, duhet të përsëriten zgjedhjet. Në listën që PD e cilëson të zezë renditen dalja e të dhënave personale, blerje votash, leje legalizimi të shpërndara në këmbim të votës, punësimet rekord në administratë, por edhe shumë të tjera.

Por PD akuzon se nga 19 kërkesa që zbardhin gjithë aktivitetin e shtetit në periudhën 4 muaj para zgjedhjeve, “KAS pranoi vetëm të verifikojë të dhënat për shenjat e gishtave të votuesve në Gjirokastër, të cilat nxjerrin, nëse votuesit kanë votuar më shumë se 1 herë”. Partia Demokratike kërkon pavlefshmëri të zgjedhjeve parlamentare në 9 qarqe duke akuzuar për parregullsi dhe manipulime. Në 25 Prill Edi Rama fitoi mandatin e tretë radhazi në qeveri me 74 mandate.

Deklarata e plotë me pretendimet e PD-së Blerje masive e votës nëpërmjet individëve me rekorde kriminale Mbi 10 mijë leje legalizimi Më shumë se 13.000 punonjës të rinj në administratë qëndrore 63 milionë euro paga shtesëRreth 2.5 milionë euro ndihma ekonomike Me shume së 125 milionë euro pagesa për tërmetin Rreth 83 mijë fletë votimi të pavlefshme Rreth 523 mijë qytetarë pa të drejtë vote Mbi 910 mijë vjedhje e të dhënave personale dhe përdorim i paligjshëm i tyre për fushatën elektorale të PS.

Partia Demokratike i kërkoi Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve që t’i verifikojnë vetë këto prova pranë institucioneve të ndryshme, por shumica e kërkesave u refuzua. Nga 19 kërkesa që zbardhin gjithë aktivitetin e shtetit në periudhën 4 muaj para zgjedhjeve, KAS pranoi vetëm të verifikojë të dhënat për shenjat e gishtave të votuesve në Gjirokastër, të cilat nxjerrin, nëse votuesit kanë votuar më shumë se 1 herë.

Ja 19 kërkesat e PD, që duhet të zbardhnin, nëse është shkelur ligji nga partia në pushtet me përdorimin e shtetit përmes legalizimeve, punësimeve, fondit të rindërtimit për tërmetin, ndihmave me ushqime, vjedhjen dhe përdorimin e të dhënave personale.

Marrjen e një informacioni zyrtar nga Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për numrin e procedimeve penale lidhur me krimet zgjedhore dhe fazën e tyre;

Marrjen e një informacioni zyrtar nga Prokuroria e Përgjithshme për numrin e procedimeve penale lidhur me krimet zgjedhore në prokuroritë e rretheve dhe fazën e tyre;

Marrjen e një informacioni zyrtar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për numrin e shtetasve të ndaluar, të arrestuar dhe numrin e rasteve të referuara për krime zgjedhore;

Marrjen e një informacioni zyrtar nga Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit mbi gjendjen e rezervave të shtetit në depozitat qëndrore dhe lokale për cdo muaj nga Dhjetor – Maj 2021;

Marrjen e një informacioni zyrtar nga Inspektoriati Qëndror dhe të gjitha inspektoriatet që veprojnë në Shqipëri për numrin e inspektimeve të kryera në periudhën 24 Dhjetor 2020 – 1 Maj 2021; për numrin e gjobave dhe sanksioneve të vendosura; numrin e sanksioneve/gjobave të revokuara me vendim administrativ/vendim gjyqësor;

Marrjen e një informacioni zyrtar nga Agjencia e Prokurimeve Publike për numrin e tenderave, koncesioneve, PPP-ve të shpallur rishtazi apo për të cilat janë shpallur fituesit në periudhën 24 Dhjetor 2020 – 1 Maj 2021;

Marrjen e një informacioni zyrtar nga Këshilli Kombëtar i Teritorit për numrin e lejeve të ndërtimit të dhëna në periudhën 24 Dhjetor 2020 – 1 Maj 2021;

Marrjen e një informacioni zyrtar nga Agjencia Shtetëror e Kadastrës për numrin e lejeve të legalizimit të dhëna sipas qarqeve në periudhën 24 Dhjetor 2020 – 1 Maj 2021;

Marrjen e një informacioni zyrtar nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile mbi numrin e shtetasve shqiptarë që ndryshuan adresat e banimit në periudhën 1 Janar 2020 – 1 Maj 2021;

Marrjen e një informacioni zyrtar nga Departamenti i Administratës Publike për numrin e punonjësve të institucione publike, vendore apo qëndrore, dhe si ka ndryshuar, sipas qarqeve, për periudhën 1 Janar 2020 – 1 Maj 2021;

Marrjen e një informacioni zyrtar nga 61 bashkitë e vendit, agjencitë e varësisë dhe shoqëritë në pronësi të shtetit apo bashkive, për numrin e punonjësve të institucioneve publike, vendore apo qëndrore, dhe si ka ndryshuar, për periudhën 1 Janar 2020 – 1 Maj 2021;

Marrjen e një informacioni zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe 61 bashkitë e vendit lidhur me numrin e familjeve që kanë përfituar ndihmë ekonomike dhe ndryshimin e masës ekonomike, në periudhën 1 Janar 2020 – 1 Maj 2021;

Marrjen e një informacioni zyrtar nga Prokuroria e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar lidhur me fazën e hetimeve lidhur me bërjen publike të të dhënave të 910 mijë qytetarëve të Tiranës;

Marrjen e një informacioni zyrtar nga INSTAT mbi numrin e shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë; numrin e shqiptarëve që jetojnë në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut; dhe numrin e këtyre shtetasve mbi moshën 18-vjec;

Marrjen e një informacioni zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë mbi numrin e personave të infektuar me COVID-19 në datën 25.04.2021 sipas qarqeve;

Marrjen e një informacioni zyrtar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit mbi numrin e shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në Shqipëri në periudhën 19.04.2021 – 25.04.2021 nga Republika e Greqisë dhe Maqedonia e Veriut; listën e plotë të këtyre personave;

Marrjen e një informacioni zyrtar nga OSHEE mbi të gjitha shpërblimet që u janë punonjësve të kësaj kompanie shtetërore, sipas qarqeve, në periudhën 1 Janar 2020 – 1 Maj 2021;

Marrjen e një informacioni zyrtar nga KESH mbi numurin e personave të punësuar në periudhën 1 Janar 2020 – 1 Maj 2021;

Marrjen e të dhënave të kryqëzuara ndërmjet pajisjeve të identifikimit elektronik PEI për zonën zgjedhore Qarku i Gjirokastrës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME