Categories Kuriozitete

DETAJE/ Shiteshin deri në 25 mijë euro, si u kapën tre shtetas që trafikonin vepra arti

Policia e Durrësit ka arrestuar tre persona pasi janë kapur në flagrancë duke shitur vepra të antikitetit. Sipas bluve veprat do shiteshin kundrejt shumës 18 deri në 25 mijë euro secila. Në kuadër të këtij operacioni, në zonën e Currilave, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë në tentativë për shitje të dy veprave të antikitetit, shtetasit: A. V., 49 vjeç, banues në Fier, i cili drejtonte automjetin tip “Toyota”, ku u gjetën veprat e artit; A. V., 37 vjeç dhe R. Z., 48 vjeç, të dy banues në Tiranë. Ndërsa, A. V. siguronte veprat e artit, ndërsa dy shtetasit e tjerë gjenin klientelën për shitjen e tyre.

Njoftimi i policisë: Durrës Finalizohet operacioni policor i koduar “Antikat”, për goditjen e veprimtarisë krīminale në fushën e trafikimit të veprave të artit. Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës dhe u finalizua pas tri javë hetimesh. Sekuestrohen dy vepra që i përkasin periudhës së antikitetit, pjesë e trashëgimisë kulturore. Veprat do shiteshin kundrejt shumës 18 deri në 25 mijë euro secila. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, pas disa javë hetimesh të kryera për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të veprave të artit, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Antikat”. Në kuadër të këtij operacioni, në zonën e Currilave, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë në tentativë për shitje të dy veprave të antikitetit, shtetasit:

-A. V., 49 vjeç, banues në Fier, i cili drejtonte automjetitn tip “Toyota”, ku u gjetën veprat e artit;

-A. V., 37 vjeç dhe R. Z., 48 vjeç, të dy banues në Tiranë. Shtetasi A. V. siguronte veprat e artit, ndërsa dy shtetasit e tjerë gjenin klientelën për shitjen e tyre. Vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës”, e kryer në bashkëpunim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 26 Prill 2024

Dashi Gabime të vogla mund të zgjidhen lehtësisht, ndaj mos u përfshini nga paniku në…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 25 Prill 2024

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete me e bukur gjate kësaj dite. Do i jepni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Martë, 23 Prill 2024

Dashi Mundohuni të jeni krijues dhe të frytshëm, në mënyrë që të gjeni gjallërinë që…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Sot Dita e Tokës, një ngjarje ndërkombëtare që festohet në të gjithë botën, pse është i rëndësishëm ndërgjegjësimi qytetar

Sot është Dita e Tokës, një ngjarje ndërkombëtare që festohet në të gjithë botën për…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

“Kur e hapëm varrin e Enver Hoxhës në prezencën e familjes së tij, në pjesën e barkut gjetëm një copë letër dhe…”/ Dëshmia se ç’ ndodhi në mesnatën e 2 -3 majit ’92 dhe pse iku ish-konstruktori i varrit?!

Nga Prof. Dr. Bardhyl Çipi Zhvarrimi i kufomës së Enver Hoxhës Në ekzaminimet mjekoligjore një…

LEXO ME SHUME